
Sulmin e Rusisë në Ukrainë ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci e ka cilësuar të patolerueshëm.
Ai tha se vendimi I Kremlinit është një akt i pastër kundër parimeve demokratike.
FABRIZO BUCCI
AMBASDOR I ITALISE NE TIRANE
Ne i japim mbeshtetje te pakushtezuar Ukraines dhe kryeministri italian kerkoi terheqjen e trupave ruse nga Ukraina . Nderkohe po behen takime te vazhdueshme per tu keshilluar mes partnereve evropiane dhe perfaqesuesve te NATO-s per te vleresuar pergjigjen e mundshme ndaj ketij akti te papranueshem qe do te jene sanksione ndaj Rusise. Aleatet po vleresojne sanksionet ne kete moment. Veprimi i Rusise eshte nje akt kunder parimeve demokratike dhe eshte e papranueshme nje lufte ne zemer te Evropes.
Advertisement
Diplomat i lartë foli dhe për çështjen e integrimit, ku theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor është në Bashkimin Europian.
Qasja e Evropes ndaj Ballkanit Perendimor nuk ndryshon. E ardhmja e Ballkanit Perendimor dhe Shqipersise eshte e ardhmja europiane Shpresojme qe Shqiperia kete vit te beje progres per tju afruar Evropes. Italoa ka mbeshtetur proceset integruese te Shqiperise dhe kjo situate sot tregon se sa e nevojshme eshte qe Evropa te lejoje dhe pranoje nje shtrirje me te madhe edhe ne vendet e Ballkanit.
Deklaratat ambasadori Italian i bëri nga Korça ku mori pjesë në një takim me drejtues të universitetit “Fan Noli”.