Luftërat e familjes Sulzberger

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftërat e familjes Sulzberger

Dueli i ashpër për fitimin e opinionit publik në Amerikë dhe në pjesën më të madhe të Perëndimit shikon sot në majën e tij tri kampionë: djathtas është Rupert Murdoch me “Fox News” dhe “Wall Street Journal”; majtas Jeff Bezos me “Washington Post” e transformuar në flamurin antitrumpian (“Demokracia vdes në errësirë” është shkruar nën testatë nga shkurti i 2017, sapo Trump kishte hyrë në Shtëpinë  Bardhë); pastaj është “New York Times”, ish zë i inteligjencës liberale është shndërruar në një instituvion, një shtyllë e sistemit, spirancë në duart e familjes Sulzberger që synon ta mbrojë me çdo kusht ndaj njëmijë belave, më seriozja e të cilave, këtu më shumë se kudo tjetër, nga revolucioni dixhital.

Tani që Shtetet e Bashkuara përballen me një disfatë të re të dhimbshme, ndërsa Joe Biden rrezikon të përfundojë si Jimmy Carter i goditur nga kundërrevolucioni khomeinist në Iran më 1979, “New York Times” gjendet i kapur gafil. Zhgënjimi i thellë shpërthen në editorialin e botuar ditën e Ferragostos me titullin “Tragjedia e Afganistanit”. Një histori “pabesueshmërisht tragjike, tri herë tragjike” lexon komenti i atribuar kryeredaktorit Dean Baquet, afroamerikani i parë i ulur në kolltukun prestigjioz, që shpreh edhe linjën e botuesit. Në fund të fundit, familja Sulzberger ka qenë gjithmonë më shumë sesa pronar, shpesh e kanë bërë të tyren, materialisht, gazetën. Ja vlen barra qiranë të ripërshkruhen rreshtat e dhimbshëm:

“Është tragjike që ëndërra amerikane e të qënit “kombi i domosdoshëm” në transformimin e botës që të jetë e qeverisur kështu nga vlerat e të drejtave civile, e emancipimit femëror dhe e tolerancës fetare, demonstrohet vetë një ëndërr. Është tragjike për sigurinë që shumë afganas të cilët kanë besuar me amerikanët dhe kanë besuar në këtë ëndërr të lihen nën mëshirën e një armiku të pamëshirshëm. Është tragjike edhe pse me përçarjen e egër politike të Amerikës së sotme përpjekjet për të nxjerrë mësime kritike nga kjo humbje katastrofike janë zhytur në akuza të ndërsjellta të forta… pak orë pas rënies së Kabulit thikat tashmë janë nxjerrë”.

Kanë ende kuptim ato emra të koduar si Enduring Freedom dhe Operacioni Lajmëtari i Lirisë, pyet editoriali dhe konkludon: lufta duhet të përfundonte, ama jo kështu. Roger Cohen, gazetari me origjinë angleze ish korrespondent në Romë për “Wall Street Journal” në vitet ’80 përpara se të punësohej nga “New York Times” ku ka qenë i dërguar special, shefi i botës, editorialist, ka shkruar një artikull të ashpër duke cituar Biden: “Amerika është kthyer, ka qenë referni. Ama pikëpyetja që duhet bërë tani duhet të jetë: për të bërë çfarë?”. Dhe ja një investigim i gjatë për atë sesi presidenti ka dashur që të dëgjojë raportet e inteligjencës që paralajmëronin për rreziqet e një debakli të bujshëm. “NY Times” nuk mund ta tradhëtojë misionin e shkruar në moton e tij: “Të gjitha lajmet që ja vlen të botohen” (ose të klikosh, siç përshtatet për edicionin online), aq më pak në momentet më tragjike. Dhe ka pasur në këta 170 vite histori të përshkuar me shumë skupe dhe disa rrëshqitje serioze.

Advertisement

Kur më 18 shtator 1851 u shfaqën për herë të parë “New York Daily News”, themeluesit Henry Jarvis Raymond dhe George Jones shkruan një epigraf për bashkëkohësit dhe për të mëpasmit: “Botojmë sot numrin e parë të gazetës dhe synojmë që ta nxjerrim çdo mëngjes, përveç se të dielën, por një numër të papërcaktuar vitesh në vazhdim”. Një premtim jetëgjatë, një betim qëndrimi që do të respektohej dhe që 41 vjeçari Arthur Gregg Sulzberger, pinjolli i fundit në drejtim, ka qëllim që ta ruajë pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. Raymond ishte gazetar, Jones bankier, lajme dhe biznes, dukej çiftëzimi fitues, pasi pavarësia është e lidhur me rezultatin e mirë ekonomik, por zgjati pak: në vitin 1896 e përditshmja blihet nga Adolph Simon Ochs, i cili do t’ua dorëzojë trashëgimtarëve të tij të fortë dhe autoritare. A. S. Ochs kishte lindur më 12 mars 1858 në Cincinnati të shtetit Ohio nga një familje hebreje. Prindërit ishin emigrantë gjermanë. Babai Julius kishte lënë Bavarinë për Shtetet e Bashkuara më 1846, ishte një njeri tejet i arësimuar dhe i rrjedhshëm në 6 gjuhë që i jepte në shkollat e të gjithë Jugut, pavarësisht se mbështeti Unionin, domethënë Veriun, gjatë luftës civile. Nëna Bertha Levy kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara më 1848 si refugjate nga revolucioni liberal dhe kishte jetuar në Jug përpara martesës së saj të lidhur më 1853, duke pasur simpati për Konfederatën, domethënë Jugun.

Dashuria e vogëlushit Adolph për gazetat filloi teksa i shpërndante nëpër shtëpi përpara se të shkonte në shkollë. Në moshën 19 vjeçare mori nga i ati 250 dollarë, një shifër jo e keqe për ato kohë, dhe bleu një paketë aksionesh të “Chattanooga Times”, duke u bërë më pas botuesi i saj. Një vit më pas debutoi në shtypin ekonomik me “New Tradesman” dhe pati sukses, aq sa më 1896 vendosi të blejë “New York Times” që e kishte humbur “Daily” dhe nuk lundronte në ujëra të qeta. Mori hua 75000 dollarë, themeloi një kompani siç duhet me baza të qëndrueshme financiare dhe nisi ludnrimin e tij në detin e gjerë të informacionit. Në vitin 1884 u martua me Effie Wise, vajzën e rabinit Isaac Mayer Wise nga Cincinnati, eksponent kryesor i judaizmit të reformuar në Amerikë dhe themelues i “Hebrew Union College”. Vajza e tyre e vetme, Iphigene Bertha Ochs, u martua me Arthur Hays Sulzberger që u bë botuesi i “Times” pas vdekjes së Adolph. Lindi kështu dinastia Ochs Sulzberger, e ardhur në gjeneratën e pestë pa hequr dorë kurrë.

Fillimet nuk qenë entuziazmuese, lexuesit qenë rreth 7000 dhe rriteshin me ngadalë derikur gazeta nuk ndoqi dy rrugë të parrahura më parë: uljen e çmimit nga 3 në 1 dollar dhe zgjedhjen e një linje editoriale në momentin ku i gjithë shtypi ishte i anshëm, grindavec, i obsesionuar nga lajmet skandalistike, më mirë akoma se të sajuara. Kjo nuk do të thotë se NY Times nuk anësohej: dukshëm në favor të demokratëve qysh nga fillimi (kur partia i kishte rrënjët e saj në Jug), i impenjuar në betejën kundër antisemitizmit, aktiv në Lidhjen Antishpifje, Ochs u bë protagonist i jetës publike, politike dhe kulturore duke botuar një suplement kushtuar librave, “The New York Times Review and Magazine”, që do të bëhet bibla e kulturës liberale. Konkurrentët më të flaktë të tij qenë konservatori “New York Herald” që punësoi Walter Lippmann, gurun e gazetarisë amerikane, dhe “New York Tribune”: më 1922 u shkrinë duke krijuar “Herald Tribune” që rreth një shekull më vonë, më 2013, do të bëhet “New York Times International Edition”.

Qysh në hapat e para Ochs kishte në mendje një të përditshme të respektuar ndërkombëtarisht, pa asnjë vizion të anshëm, asnjë cedim ndaj klisheshë sipas të cilit lexuesit i intereson vetëm ajo që i ndodh në oborrin e shtëpisë, i ndihmuar në këtë nga Carr Van Anda i punësuar nga “New York Sun” dhe i vënë që të drejtojë gazetën, një pozicion që nuk e lëshoi deri më 1932. I kulturuar po aq sa edhe i mprehtë, i rrjedhshëm deri në hieroglife, siguroi ekskluziven për hapjen e varrit të Tutankhamonit më 1923 dhe bëri bujë kur i korrigjoi disa gabime llogaritjeje as më pak e as më shumë se Albert Einstein në një diskutim më pas të botuar. Goditja e tij e parë e madhe e tij qe historia e Titanikut më 1912: Van Anda (firmoste V.A.) e kuptoi që transatlantiku ishte mbytur, ndërsa të tjerët shkruanin akoma se kishte pasur probleme në përplasjen me ajsbergun. Nuhatja, dhuntia e parë e një gazetari. Mbulimi i Luftës së Dytë Botërore dhe i evenimenteve kryesore duke filluar nga konflikti në Vietnam kanë shënuar më pas sukseset e paarritura dhe ndoshta të paarritshëm.

Advertisement

Në vitin 1971 gazeta përfundoi në qendër të një kundërshtie që pati të bëjë me të ashtuquajturat Pentagon Papers. Daniel Ellsberg, një ish funksionar i Departamentit të Shtetit, i dorëzon Neil Sheehan të “New York Times” një raport që përmbante historinë sekrete e përfshirjes amerikane në Vietnam nga 1945 deri më 1967. Bëhet hataja: “Rraseni në burg atë bir kurve”, i ulëret presidenti Richard Nixon Henry Kissinger, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të tij. Por botimi vazhdon ditë pas dite dhe kuptohet se “Washington Post” kishte siguruar kopje të tjera të raportit. Gjithçka përfundon në Gjykatën Supreme që e hedh poshtë qeverinë me një vendim të vuajtur, 6 pro dhe 3 kundër, aq sa çdo gjykat dëshiron që të spikasë duke e shkruajtur argumentimin e vet. Amendamenti i Parë i Kushtetutës, që sanksionon lirinë e fjalës dhe të shtypit, ka fituar, por për çështjet e sigurisë kombëtare kundërshtia mbetet e hapiur dhe është riparaqitur në atë që quhet CIAgate.

Më 28 janar 2003, në diskutimin e tij për Gjendjen e Unionit presidenti George W. Bush pohon se “qeveri britanike ka mësuar se Saddam Hussein ka kërkuar të sigurojë sasi të konsiderueshme uraniumi yellowcake nga Afrika”, domethënë diktatori fsheh armë të shkatërrimit në masë. Më 19 mars Shtetet e Bashkuara pushtojnë Irakun, 3 muaj më vonë “Washington Post” zbulon misionin e një “ish diplomati” në Niger për llogari të CIA. Zëvendëspresidenti Dick Cheney i kërkon informacione Langley, pastaj i komunikon shefit të tij të kabinetit Lewis Libby i quajtur Scooter se bëhet fjalë për Joe Wilson dhe gruaja e tij, Valerie Plame, punon si spiune. Libby flet me Judith Miller e “New York Times” duke dhënë versionin e tij, por Wilson del zbuluar në faqet e të njëjtës gazetë: nuk ka gjetur kurrë armë të shkatërrimit në masë. Departamenti i Drejtësisë nis një investigim dhe, pas muajsh kontestimesh ligjore, shkohet në Gjykatën Supreme.

Prej 3 gazetarëve që qenë marrë me rastin, Matt Cooper i “Time”, Robert Novak i “Washington Post” dhe Judith Miller e “NY Times”, vetëm kjo e fundit refuzon ta zbulojë burimin e saj dhe përfundon në qeli pse ka shkelur ligjin për sigurinë kombëtare. Drejtuesit e gazetës e mbështesin, si botuesi i Arthur Ochs Sulzberger Junior, ashtu edhe kryeredaktori Bill Keller, duke apeluar Amendamentin e Parë, por kurrë më parë nuk e kishin vrarë mendjen për lidhjen shumë të ngushtë midis gazetares dhe informatorit të rëndësishëm të saj. Kur Judith Miller del nga burgu, Sulzberger i ofron një darkë të mrekullueshme dhe një dhomë hoteli luksoz, por jo që të kthehet në gazetë. Ka qenë një vit shumë i keq 2003 në të cilin “NY Times” i është dashur që të kërkojë falje për lajmet e sajuara nga një gazetar i kronikës, Jayson Blair. Gazeta nuk është më “zonja e vjetër e veshur me të hirtë”, falë impulsit pikërisht të Arthur Ochs Sulzberger Jr., që i kishte marrë frenat më 1992 nga i jati i njohur nga të gjithë me nofkën Punch.

Gjatë drejtimit të tij gazeta ka tejkaluar 1 milion kopjet, uebsajti i hapur më 1996 është bërë më i trafikuari, ka absorbuar “Boston Globe” e blerë në vitin 1993 me çmim të kripur, për 1.1 miliard dollarë, ka inauguruar selinë e re në Manhattan e projektuar nga Renzo Piano, ka marrë 100% e “International Herald Tribune” duke e likuiduar “Washington Post”, ka qëndruar me kokëfortësi i përqëndruar tek gazetat anipse, sipas shumë njerëzve, forca e tij është shndërruar në dobësi në epokën e komunikimit transversal e global. “Informacioni: është ky misioni ynë”, përsërit Arthur Jr. (vetë ai e ka bërë gavetën si gazetar kronike jashtë kompanisë së familjes, fillimisht në “Raleigh Times” e ma pas në Associated Press) dhe nuk ka dashur kurrë të krijojë një grup editorial si të tjerët. Një bankier që e njeh mirë familjes Sulzberger i ka thënë Ken Auletta të “New Yorker”, një prej gazetarëve më të mirë ekspertë të medias: “Virtyti i një biznesi familjar është se mund të jetë largpamës, por rreziku është se nuk ka asnjë disiplinë të jashtme që e detyron të punojë në mënyrë efikase. Arthur, për të mos i ngrënë hakun, e ka shumë për zemër gazetarinë, por i mungon pasioni për biznesin”.

Advertisement

Shpërfaqet një dobësi financiare e cila shpërthen në një krizë të hapur në vitin 2009 pas rënies së kredive subprime. Botuesi merr hua 250 milioni dollarë nga Carlos Slim, manjati meksikan i telekomunikacioneve me një pasuri të vlerësuar në 80 miliard dollarë, i cili 4 vite më vonë bëhet aksioneri i parë me 16.8%. huaja është shlyer më 2011, por Slim e kishte mbajtur një opsion për të blerë. Dinastia e vjetër po arrin perëndimin? Kontrolli aksioner është në udhëkryq, por nuk është rreziku i vërtetë, falë gjetjes së zgjuar të aksioneve të klasës A dhe B. Të parat mundësojnë të arkëtohen dividendë dhe të kihet pak peshë në emërimin e anëtarëve të këshillit administrativ, megjithatë sigurojnë një pushtet vendimmarrës shumë më të ulët respektivisht poseduesve të aksioneve të klasës B, 88% e të cilëve janë në portofolin e familjes Ochs – Sulzberger. I bllokuar operacioni, në vitet në vazhdim Slim rishet pjesë të kuotës së tij me një fitim të mirë, pasi ndërkohë llogaritë janë përmirësuar.

Në dhjetorin e 2017 Arthur ja kaloi stafetën të birit Arthur Gregg (A. G.), që pas diplomimit në Shkenca Politike u ishte futur sekreteve të zanatit duke punuar si gazetar kronike për “Providence Journal”, e përditshme e Rhode Island. Pagëzimi i zjarrit si botues, por edhe si gazetar, është takimi me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik 2018. Duhej të ishte i rezervuar, por The Donald nuk përmbahet dhe “cicëron” me mënyrën e tij, Sulzberger reagon dhe zbulon versionin e tij: “I kam thënë presidentit se fjalori i tij i hidhur kundër shtypit kontribuon në rritjen e kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe të çon tek dhuna”. Më 31 janar 2019 A. G. Hyn sërish në Sallën Ovale, por kësaj radhe bashkë me dy gazetarë për një intervistë on the record që do të botohet në faqe të parë. Është konfirmimi i mëtejshëm se tek “New York Times” botuesi punon gjithmonë krahpërkrah me drejtorin, në pikën që nganjëherë rolet ngatërrohen dhe megjithatë paraqitet si idhtar i një shtypi të pavarur që “nuk është një ideal liberal, progresist apo i Partisë Demokrate. Është një ideal amerikan”, ka thënë A. G. Sulzberger për CNN. Lexuesve vendimi i vështirë.

Il Foglio- Përgatiti: Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy