Lukashenko: Nuk kërkojmë konflikt që mund të na çojë në luftë me Poloninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lukashenko: Nuk kërkojmë konflikt që mund të na çojë në luftë me Poloninë

Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia nuk dëshiron një konflikt me Poloninë, duke theksuar se pret një përgjigje nga Brukseli nëse Bashkimi Europian do të pranojë 2000 emigrantë të bllokuar në kufi me Bjellorusinë.

Lukashenko tha gjithashtu se Bjellorusia do t’i kërkojë Gjermanisë të pranojë emigrantët, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk ka kontaktuar Minskun në lidhje me këtë çështje. Bashkimi Europian ka akuzuar Bjellorusinë se ka transportuar mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme për të kaluar kufirin në Poloni, Lituani dhe Letoni në përgjigje të sanksioneve europiane kundër Minskut.

Alexander Lukashenko tha gjithashtu se ai nuk kërkon një konflikt me Poloninë, i cili mund të “çojë në luftë”, sipas agjencisë se lajmeve bjelloruse Belta. “Ne duhet t’u drejtohemi polakëve, dhe t’u tregojmë atyre se ne nuk jemi barbarë, se nuk duam konflikt.

“Sepse ne e dimë se nëse gjërat shkojnë shumë larg, lufta është e pashmangshme”, tha presidenti bjellorus, “Dhe kjo do të ishte një fatkeqësi. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë. Nuk duam asnjë konflikt”, shtoi ai.

Advertisement

Ai gjithashtu paralajmëroi se Polonia duhet të marrë parasysh pasojat e kërcënimit të saj për mbylljen e kalimit hekurudhor me Bjellorusinë, duke thënë se në atë rast, trafiku i trenave do të devijohet për të kaluar përmes zonës së luftës së Donbasit në Ukrainën lindore.

Kryeministri polak Matthew Morawiecki paralajmëroi dje se kriza e imigracionit në kufirin me Bjellorusinë mund të jetë paralajmërim për një fatkeqësi më të madhe, me rojet kufitare polake që vazhdojnë të transportojnë emigrantë në kufi, sipas rojeve kufitare polake.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy