Lutfi Haziri: Rikthim i madh i LDK-së, Gjilanin e fitoj pas balotazhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lutfi Haziri: Rikthim i madh i LDK-së, Gjilanin e fitoj pas balotazhit

Lutfi Haziri shprehet i bindur se do ta vazhdojë mandatin e të parit të Gjilanit pas balotazhit.

Kryetari aktual i komunës më të madhe në Anamoravë në një përgjigje për  Express tha se zgjedhjet e djeshme janë një rikthim i madh i LDK-së në Gjilan.

Kur janë numëruar 96% të vendvotimeve në Gjilan, Alban Hyseni i VV-së është i pari me 18 mijë e 29 vota, ndërkaq Lutfi Haziri i LDK-së i dyti me 17 mijë e 777 vota.

Gjilani do të shkojë në balotazh, e për rezultatin e raundit të dytë, Lutfi Haziri shprehet i bindur se do të fitojë.

Advertisement

“Rikthim i madh i LDK-së në Gjilan si parti e parë dhe ballotazhi për mua si kandidat i saj. Pres konfirmim të padiskutueshëm të vazhdimit të mandatit dhe besimi me qytetarët e Gjilanit”, tha Haziri për Gazetën Express.

Gara mes VV-së dhe LDK-së ka qenë e ashpër në Gjilan dhe lufta për çdo votë e ka bërë të pamundur që njëri nga kandidatët të sigurojë 50% të votave deri më tani kur kanë mbetur vetëm edhe 4 vendvotime për tu numëruar.

LDK ka shënuar fitore sa i përket garës për kuvendin komunal, ku deri tash ka fituar 39,31% të votave ndërkaq Vetëvendosje ka fituar 28,97% të votave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy