“Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”, pushohet nga puna drejtori i “BILD”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”, pushohet nga puna drejtori i “BILD”

Julian Reichelt, drejtori i prestigjozes gjermane “Bild” është pushuar nga puna për sjellje të papërshtatshme dhe për mos ndarjen e jetës personale nga ajo profesionale. “Marrëdhënie seksuale, gënjeshtra dhe një pagesë sekrete”. Është titulli i artikullit së të përditshmes amerikane “The New York Time” i cili akuzon për abuzim me pushtetin, drejtorin e gjermanes “Bild” Julian Reichelt.

24 orë pas publikimit të artikullit, botuesi i të përditshmes gjermane, pushoi nga puna Reichelt, i cili ishte në pezullim që nga fillimi i këtij viti për shkak se kishte pasur marrëdhënie me anëtare të stafit. Sipas këshillit të administratës, ai nuk e ka ndarë jetën private nga ajo profesionale dhe nuk ka thënë të vërtetën, duke bërë të pashmangshëm pushimin nga puna.

Por gazetarët e të përditshmes amerikane nuk janë të vetmit që janë hetuar për të kaluarën e ish drejtorit të Bild. Një dosje me emrin “çështja Reichelt” u hap dhe nga një ekip reporterësh të cilët kishin akses tek dokumentet e shtëpisë botuese të “Bild”.

Por dosja e tyre nuk u publikua me arsyetimin për të mos dëmtuar interesat ekonomike të një kompanie konkurrente. Vendim që u prit me zemërim nga gazetarët. Presidenti dhe administratori i deleguar i Bild, falënderoi Reichelt për punën e tij por dhe konfirmoi se ishte e pamundur që ta mbante në postin e tij. Pasardhësi i tij Johanes Boie. do të kombinojë gazetarinë e jashtëzakonshme me lidershipin modern, u shpreh ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy