Me mijëra euro me vete dhe drogë/ Këngëtari grek shkon në gjykatë: Më ka dërguar zoti, kam ardhur të dorëzohem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me mijëra euro me vete dhe drogë/ Këngëtari grek shkon në gjykatë: Më ka dërguar zoti, kam ardhur të dorëzohem

Policia greke ka arrestuar këngëtarin dhe tekstshkruesin Vassilis Gorgolitsa.

 

Ky i fundit u fut në parkingun e gjykatës së Apelit me makinën plot me 1.200.000 euro. Ndërsa 300.000 euro të tjera iu gjetën në shtëpi.

 

Advertisement

Sipas mediave greke, ai ishte dukshëm nën ndikimin e drogës.

 

Në makinë u gjetën edhe një sasi kokaine rreth 200 gramë, rreth gjysmë kilogram kanabis të përpunuar, pilula XTC dhe MDMA.

 

Advertisement

I pandehuri duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe ka dalë vullnetarisht para rojes së policisë për t’u dorëzuar.

 

34-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të qarta, por me gjysmë fjalësh mësohet të ketë thënë: “Më ka dërguar Zoti. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ardhur të dorëzohem.”

 

Advertisement

Megjithatë policia i ka përqendruar hetimet tek origjina e parave, të cilat i mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli. Gjithashtu është mister nëse 34-vjeçari është anëtar i një rrjeti droge.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy