Më pak gaz për Europën nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak gaz për Europën nga Ukraina

Për shkak të luftës, Ukraina do të ndalë këtë të mërkurë tranzitin e gazit rus në drejtim të Europës në rajonin e Luhanskit në lindjen e vendit. Kjo do të thotë se Europës do t’i mungojnë 32,6 milionë metërkubik gaz në ditë, që përbën një të tretën e sasisë së përditshme që transportohet nga Ukrainë në Europë, bëri të ditur enti përkatës i transportimit të gazit, OGTSU në Ukrainë. Për shkak të pushtimit rus është bërë e pamundur që të kontrollohen pikat e Soçranivkas si edhe stacioni i gazit në Novopskov.

Soçranivka është pjesë e gazsjellësit Sojus, që kalon nga rajoni rus Orenburg deri në Ushhorod në Ukrainë. Pala ukrainase kishte bërë të ditur, se rusët kohët e fundit kishin dëmtuar punën e këtyre reparteve. Porositë për tranzitin e gazit rus përmes Soçranivkas kanë rënë në zero ndërkohë, bëri të ditur OGTSU. Për përçimin e gazit përmes gazsjellësit Sojus drejt perëndimit do të pranohen për këtë ditë vetëm vetëm porosi të Gazpromit.

Koncerni gjigand ernergjitik , Gazprom, i cili gati përditë së fundmi kishte transportuar gati 100 milionë metërkubikë gaz përmes Ukrainës në drejtim të Europës, deklaroi se “nuk ka asnjë lloj konfirmimi për një situatë nën faktorë të jashtëzakonshëm”. Ukrainasit kishin punuar “të pashqetësuar” në javët e kaluara në Soçranivska. Nuk është e mundur nga ana teknike që furnizimet e bllokuara të kalohen në pikën Sudsha që ndodhet në territor rus në afërsi të Ukrainës, bëri të ditur zëdhënësi, Sergej Kuprijanov për agjencinë Interfax.

Ministria e Ekonomisë në Berlin: Furnizimi i siguruar

Advertisement

Pas njoftimit nga Ukraina të mërkurë, shprehet Ministria gjermane e Ekonomisë. Një zëdhënëse e kësja ministrie i tha agjencisë së lajmeve, dpa se “siguria e furnizimit në Gjermani është aktualisht edhe më e tej e garantuar.” Gjermania nuk kërcënohet nga ngushtica furnizimi edhe pas kufizimeve të tranzitit të gazit, thuhet nga ministria në Berlin. “Po e vëzhgojmë gjendjen me vëmendje”, tha zëdhënsja e Ministrisë së Ekonomisë. Këto muaj përdoret më pak gaz në Gjermani, por vendi duhet të mbushë cisternat rezervë për dimrin./DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy