Merkel: Po largohem kur ka ende çështje të pazgjidhura në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel: Po largohem kur ka ende çështje të pazgjidhura në BE

Pas 16 vitesh, Angela Merkel u përshëndet me liderët e Bashkimit Evropian në samitin e fundit të saj në cilësinë e kancelares. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se një takim i BE-së pa Angela Merkel-in është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Ndërsa vetë kancelarja në detyrë deklaroi se po largohet nga unioni mes çështjeve ende të pazgjidhura.

 

ANGELA MERKEL

KANCELARE E GJERMANISE

Advertisement

“Po largohem nga Bashkimi Europian në një kohë kur ka arsye për shqetësim, kemi një sërë problemesh të pazgjidhura ende dhe detyra me të cilën përballet pasardhësi im është monumentale. Një prej tyre është çështja e sundimit të ligjit por gjithashtu është çështja e migracionit të cilën nuk e kemi zgjidhur ende mes nesh. Kjo është një fushë ku padyshim jemi të brishtë nga jashtë. ”

 

Kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si “oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si “padyshim një europiane të madhe”, ndërsa kryeministri i Luksemburgut u shpreh se zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Ndërkaq Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë “një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm.

 

Advertisement

Polonia ishte kryefjala në samitin mes liderëve, i cili përfundoi pa rezultat. Kryeministri polak, Mateus Moraviecki i akuzoi disa shtete të unionit, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë dhe se vendi nuk ka probleme me shtetin ligjor.

 

Varshava luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me konfliktin e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe vendet e tjera Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe emigrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.

Angela Merkel e quajti këtë veprim si një kërcënim hibrid dhe instrumentalizim politik në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy