Merkel pranon gabimet e saj në politikën përballë Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel pranon gabimet e saj në politikën përballë Rusisë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se ka pasur dështime në politikën e saj ndaj Rusisë.

 

 

 

Advertisement

“Duhet të kishim reaguar më shpejt ndaj agresivitetit të Rusisë”, tha Merkel në një intervistë me të përjavshmen Die Zeit.

 

 

 

Advertisement

Komentet e Merkelit i referoheshin pushtimit rus të gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, kur shtetet e NATO-s ranë dakord të shpenzonin 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen.

 

 

“Gjermania ka rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen e NATO-s, por ende nuk e ka arritur objektivin prej 2 për qind”, tha Merkel, “dhe as unë nuk kam mbajtur një fjalim të zjarrtë në emër të saj çdo ditë”.

Advertisement

 

 

 

Ish-kancelarja tha se megjithatë” nuk i vjen keq për mbështetjen e saj për ndërtimin e gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2”.

Advertisement

 

 

 

”Një ndalim i projektit do të kishte përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme marrëdhëniet me Rusinë”, theksoi Merkel.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy