Mizoritë në Bucha/ Dhjetëra vajza të reja thonë se janë përdhunuar nga ushtarët rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mizoritë në Bucha/ Dhjetëra vajza të reja thonë se janë përdhunuar nga ushtarët rusë

25 gra dhe vajza kanë thënë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, tha një zyrtar i lartë ukrainas për BBC.

 

Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas deklaroi se kishte marrë rreth 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.

 

Advertisement

Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.

 

“Së bashku ishin 25 gra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, dhe çdo kriminel do të dënohet”, shtoi ajo.

 

Advertisement

Sakaq, Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy