Mjekra e gjatë, ndalimi i muzikës dhe klasat e ndara: Si do të ndryshojë Afganistani nën sundimin taleban

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekra e gjatë, ndalimi i muzikës dhe klasat e ndara: Si do të ndryshojë Afganistani nën sundimin taleban

Breshëri mitralozësh të lëshuar në ajër nga talebanët si një shenjë festimi dhe fishekzjarre në qiellin e Kabulit. Kështu kanë përfunduar 20 vitet e pushtimit amerikan në Afganistan. Postimi në Twitter i publikuar nga Pentagoni, në të cilën ushtari i fundit, gjenera-lmajor Chris Donahue, shihet duke lënë aeroportin “Hamid Karzai” disa orë më herët, është imazhi emblematik i këtij momenti.

Dhe talebanët, zotërit e rinj të vendit, nuk humbin kohë për të treguar fytyrën e tyre të vërtetë, duke promovuar rikthimin në fondamentalizëm.

Afganistani, pra, tani është në duart e tyre dhe shenjat konkrete të një kthimi në të kaluarën nuk vonuan, midis shtypjes dhe mohimit të të drejtave civile, me detyrimin e për mbajtjen e mjekrave të gjata për burrat dhe mbylljen e klasave të ndara në shkolla, një vendim i shpallur në disa provinca.

Një interpretim i ngurtë i Sheriatit – Një grup ekstremist mysliman që është imponuar në skenën ndërkombëtare që nga vitet 1990, talebanët ndjekin një interpretim të ngurtë të ligjit të Sheriatit. Ata mbështesin ekzekutimet publike të vrasësve dhe kurorë-shkelësve të dënuar dhe amputimin e atyre që janë fajtorë për vjedhje. Burrat duhet të mbajnë mjekër dhe gratë të veshin shami mbi kokë.

Advertisement

Në të kaluarën, ata kanë ndaluar televizionin dhe kinemanë; ata u ndaluan vajzave të moshës 10 vjeçe e lart, të shkonin në shkollë.

Gratë e mbuluara – Ndryshimi i rrobave nga Clarissa Ward, një gazetare për CNN, është emblematike në rrëfimin e kthesës fondamentaliste në Afganistan. Më 15 gusht, reporterja amerikano-britanike, u regjistrua drejtpërdrejt nga Afganistani me flokët e ngritura dhe një shall të kuq të mbështjellë mbi një xhaketë ngjyrë të çelët.

Të nesërmen, pasi talebanët pushtuan Kabulin, Ward ishte në rrugë me fytyrën e mbuluar nga hixhabi, ndërsa ajo vazhdoi të raportonte situatën në kryeqytet për transmetuesin amerikan.

Klasa të ndara për vajzat – Ministri taleban i Arsimit, ka njoftuar se tani e tutje në Afganistan në universitet, studentët dhe studentet femra do të ndahen. “Ata do të vazhdojnë të studiojnë në klasa të veçanta, ashtu siç dëshiron Sheriati”, – tha Abdul Baqi Haqqani.

Advertisement

Ndaloni muzikën – Në Afganistan, muzika do të ndalohet përsëri: njoftimi u bë nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

“Muzika, – shpjegoi ai për gazetën “New York Times”, – është e ndaluar në Islam, por ne shpresojmë që të jemi në gjendje t’i bindim njerëzit të mos i bëjnë këto gjëra, në vend që të ushtrojmë presion”.

Nën sundimin taleban në vitet 1990, muzika, televizioni dhe kinemaja ishin të ndaluara dhe shikimi i tyre kishte dënime të rënda.

Ashtu si rasti i fundit i këngëtarit popullor, afgan Fawad Andarabi, i vrarë në Hindukush nga një luftëtar taleban, i cili e qëlloi në kokë para familjes së tij pas një ekzekutimi të egër.

Advertisement

Talibanët gjithashtu vendosën një ndalim për stacionet radio dhe televizive në provincën Kandahar të transmetimit të muzikës dhe zërave femra.

Xhinse të ndaluara – Ndër historitë që nuk lënë asnjë dyshim për kthesën fondamentaliste në Afganistan, janë dëshmitë e disa të rinjve afganë të fshikulluar nga talebanët, vetëm sepse ata mbanin pantallona xhinse.

Në një postim në Facebook, një djalë afgan tha se ishte duke ecur me disa miq në Kabul, kur disa talebanë i ndaluan, duke i akuzuar ata për “mosrespektim të Islamit”.

Dy të rinj arritën të shpëtojnë, ndërsa të tjerët u rrahën, fshikulluan dhe u kërcënuan me armë. Ndërkohë, zyrtarët e OKB-së, paralajmërojnë për mungesën e pagave dhe të ushqimit.

Advertisement

“Ne jemi në prag të një katastrofe humanitare”, -paralajmërojnë ata. Lajme vijnë edhe nga lugina e Panshirit, ku e vetmja forcë luftarake ende e gatshme për të luftuar kundër talebanëve mbetet e përqendruar.

Detajet e betejave të përgjakshme midis luftëtarëve talebanë dhe guerilëve taxhikë, në të paktën tre vende janë rishfaqur në mediat sociale. Janë mbi 150 talebanë të vrarë. Por nuk ka asnjë konfirmim.(SI)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy