
Greqi– Modelja Maria Alexandrou ka denocnuar se është përdhunuar nga tre burra me origjinë shqiptare.
Ankesa e saj e re është bërë në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut, një muaj pas incidentit të abuzimit nga pronarja e qendrës së bukurisë, e cila pasi e rrahu i preu flokët me një palë gërshërë.
Në ankesën e saj të re, modelja flet për praktikat mafioze dhëe përshkruan me detje rrëqethëse ngjarjen e rëndë.
Ajo përmend tre persona si autorë të përdhunimit të saj dhe thotë se ata ishin tre burra me origjinë shqiptare.
Ngjarja e rëndë, sipas saj ka ndodhur në orën 04:30, më 21 prill 2021.
Në dosjen e çështjes që disponon protothema.gr, modelja dëshmon se tre personat me origjinë shqiptare e kanë futur me dhunë brenda një BMW-je të zezë.
Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Christou Kanaki në Ampelokipi, ku shqiptarët i kanë marrë telefonin në mënyrë që mos lajmëronte për ndihmë dhe më pas e kanë çuar në një zonë rurale të Selanikut.
Tortura e ish-modeles në duart e tre burrave zgjati mbi 12 orë, sipas asaj që ajo raportoi në polici. Ajo pretendon se të tre burrat, njëri pas tjetrit me radhë, e detyruan secili të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.
Në një gjendje të mjerueshme, Maria Alexandrou u largua nga vendi i shkretë në këmbë pasi përdhunuesit e saj të dyshuar e braktisën atë.
Në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, modelja ka njohur tre meshkujt nga fotot që i ka treguar policia teksa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore./vizionplus.tv/