Moldavia gjen copëza të raketave pas sulmeve ruse në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moldavia gjen copëza të raketave pas sulmeve ruse në Ukrainë

Një patrullë policore ka gjetur copëza të raketave në veri të Moldavisë më 16 shkurt, disa orë pas sulmeve ruse me raketa që kishin për cak Ukrainën fqinje, thanë autoritetet moldave.

 

 

Copëzat e raketave u gjetën afër kufirit me Ukrainën, në fshatin Larga, tha Policia moldave përmes një deklarate.

Advertisement

 

 

Që nga nëntori i vitit të kaluar, të paktën katër herë janë gjetur copëza raketash në Moldavi, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.

 

Advertisement

Njoftimi për gjetjen e copëzave të raketave ruse vjen në kohën kur Parlamenti moldav po përgatitet që votojë për kryeministrin e ri, që pritet të vazhdojë kursin pro-evropian të kësaj ish-republike Sovjetike dhe të shtyjë përpara agjendën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

 

Advertisement

Moldavia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe presidentja moldave gjatë kësaj jave ka akuzuar Rusinë se po përgatit një komplot, duke përdorur sabotatorë të huaj, për të rrëzuar udhëheqjen e Moldavisë.

 

 

Moska mohon këto akuza dhe po ashtu nuk ka komentuar menjëherë lidhur me gjetjen e copëzave të raketave në territorin e Moldavisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy