Morën fermën me qira dhe e kthyen në “shtëpi bari”, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion droge ku gjeti 612 bimë kanabis.

“Shtëpia e barit” ndodhej në një fermë të vjetër shpendësh në zonën e Bassa del Montsià, në komunën e Ulldecona

Gjatë operacionit u arrestuan dy persona me kombësi shqiptare, bëjnë me dije mediet spanjolle.

Agjentët mësuan se në këtë zonë kompania e energjisë elektrike kishte konstatuar humbje të konsiderueshme të energjisë. Pas kontrolleve ata zbuluan ekzistencën e një plantacioni marijuane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, i cili prej disa kohësh e kishte dhënë me qira. Fillimisht u bënë kontrolle dhe u zbuluan lidhje të paligjshme energjie në fermë.

Më pas gjatë kontrollit në ambientet e brendshme u gjetën bimët e kanabsit dhe dy shqiptarët, të cilët pranun se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit.

Dy të arrestuarit janë të moshës 27 dhe 19 vjeç.vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";