NBA vendos vaksinim me detyrim, por disa sportistë refuzojnë dozat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NBA vendos vaksinim me detyrim, por disa sportistë refuzojnë dozat

NBA ishte i pari kompeticion sportiv që vendosi vaksinimin me detyrim tek klubet e basketbollit. Vendimi i është bërë me dije që në verë drejtuesve të klubit dhe sipas tij, i gjithë personeli që punon dhe merret me organizimin e një ndeshje basketbolli duhet të kryejë vaksinën Anticovid para fillimit të sezonit të ri sportiv 2021-2022.

Megjithatë jo të gjithë basketbollistët  e kanë mirëpritur këtë pasi ka patur shumë të tjerë që e kanë refuzuar dozën. NBA tregon se rreth 10% e lojtarëve të federuar për sezonin e ri sportiv  nuk kanë kryer vaksinën dhe  nëse do e përkthenim në shifra shkojnë diku tek  45 apo 50 lojtarë nga 450 basketbollistë, ndërsa skuadra që ka numrin më të lart të lojtarëve të pavaksinuar është Boston Celtics. Sipas NBA, ata që refuzojnë dozat e vaksinës rrezikojnë të mos luajnë shumë ndeshje, ndërsa nuk janë bërë publik emrat e lojtarëve rebelë.

Në disa shtete, vaksinimi është i detyrueshëm për të marrë pjesë në aktivitete  sportive për këtë për këtë arsye mund të krijohen probleme mes skuadrave.

Ndërkohë sa i takon gjyqtarëve dhe stafit të klubit të gjithë duhet të jene të vaksinuar. NBA ndez motorët në 19 tetor, ndërsa ndeshjet e saj mund të shijohen ekskluzivisht në platformën Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy