Ndodh për herë të parë/ Bie shi në Groenlandë, shkencëtarët: Kjo është e paparë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndodh për herë të parë/ Bie shi në Groenlandë, shkencëtarët: Kjo është e paparë!

Reshje shiu në majën e akullit të Groenlandës. Kjo ngjarje u regjistrua për herë të parë. Temperaturat normalisht janë shumë të ftohta dhe jo të përshtatshme për reshje shiu. Për këtë arsye, kjo ngjarje po lidhet me krizën e fortë klimatike.

 

Shkencëtarët në stacionin samitor të Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA panë shiun të binte më 14 gusht. Ata u gjetën të papërgatitur përballë kësaj situate të papritur dhe për rrjedhojë, nuk kishin matës me vete për të kuptuar sesa shi ka rënë.

 

Advertisement

Shiu ra gjatë tre ditëve jashtëzakonisht të nxehta në Groenlandë kur temperaturat ishin 18 gradë më të larta se mesatarja.

 

Raporti i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike arriti në përfundimin se është e qartë se emetimet e karbonit nga aktivitetet njerëzore po ngrohin planetin dhe shkaktojnë ndikime të tilla si shkrirja e akullit dhe rritja e nivelit të detit.

 

Advertisement

Në maj, studiuesit raportuan se një pjesë e konsiderueshme e shtresës së akullit të Groenlandës po i afrohej një pike kthese, pas së cilës shkrirja e përshpejtuar do të bëhej e pashmangshme edhe nëse ngrohja globale ndalohet.

 

Ted Scambos, një shkencëtar në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados, tha për CNN: “Ajo që po ndodh nuk është thjesht një dekadë e ngrohtë. Kjo është e paparë.”

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy