Në një kohë kur Covid-19 po bën ‘kërdinë’, 30% e stafit spitalor në Amerikë janë të pavaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në një kohë kur Covid-19 po bën ‘kërdinë’, 30% e stafit spitalor në Amerikë janë të pavaksinuar

Normat e vaksinimit janë më të larta në spitalet e fëmijëve , si dhe në ato të vendosura në qytete të mëdha dhe zona metropolitane , krahasuar me ato në periferi. (63% deri në 65%).

Rreth 30 për qind e personelit të spitalit amerikan – gati një në tre persona mbeten të pavaksinuar kundër Covid-19, sipas studiuesve në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të cilët analizuan të dhënat nga 2,086 spitale.

Studimi, i publikuar në American Journal of Infection Control, mbulon të dhënat deri në shtator të këtij viti. Ai tregon se vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në spitale u rrit nga 36% në 60% në periudhën janar-prill 2021, por më pas u ngadalësua ndjeshëm, duke arritur në 70% në shtator, por tashmë duket se ka pasur një stopim të këtij procesi.

“Tani nevojiten përpjekje shtesë të rëndësishme për të përmirësuar vaksinimin për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të koronavirusit SARS-CoV-2 te pacientët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor,” tha studiuesja kryesore Dr Hanna Rezes e CDC.

Advertisement

Ekspertët vunë në dukje se “profesionistët e shëndetit të spitaleve luajnë një rol vendimtar në ndikimin e fushatës së vaksinimit në komunitetin e gjerë dhe janë gjithashtu në rrezik më të madh për t’u infektuar dhe për të transmetuar Covid-19 në mjedisin e tyre të punës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy