NË UKRAINË G-7 paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave, diskuton për luftën dhe Kinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NË UKRAINË  G-7 paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave, diskuton për luftën dhe Kinën

Grupi i Shtatë ekonomive kryesore të botës paralajmëroi të shtunën se lufta në Ukrainë po krijon një krizë globale ushqimore dhe energjitike që kërcënon vendet e varfra dhe se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila organizoi takimin e diplomatëve të lartë të G-7, tha se lufta ishte kthyer në një “krizë globale”.

Ajo tha se deri në 50 milionë persona, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, do të përballen me urinë në muajt e ardhshëm nëse nuk gjenden mënyra për të zhbllokuar grurin ukrainas, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të furnizimit në mbarë botën.

Në deklaratat e lëshuara në fund të takimit tre-ditor në bregun gjerman të Detit Baltik, G-7 u zotua të sigurojë ndihmë të mëtejshme humanitare për më të rrezikuarit.

Advertisement

“Agresioni i Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në historinë e dekadave të fundit e cila tani kërcënon ata që janë në pozitat më të brishta në të gjithë globin,” tha në një deklaratë Grupi i Shtatëshes.

“Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të rrezikuar në këtë drejtim,” vazhdon më tej deklarata.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha se vendi i saj, një tjetër eksportues i madh bujqësor, është gati të dërgojë anije në portet evropiane në mënyrë që gruri ukrainas t’u dërgohet atyre në nevojë.

“Ne duhet të sigurohemi që këto drithëra të dërgohen,” u tha ajo gazetarëve. “Nëse jo, miliona njerëz do të përballen me zinë e bukës.”

Advertisement

Rusia hodhi poshtë pretendimin se ishte përgjegjëse për përkeqësimin e urisë globale dhe rritjen e çmimeve të ushqimit.

“Çmimet po rriten për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi nën presionin e SHBA-së”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Vendet e G-7 i bënë thirrje gjithashtu Kinës që të mos ndihmojë Rusinë, përfshirë duke minuar sanksionet ndërkombëtare ose duke justifikuar veprimet e Moskës në Ukrainë.

Pekini duhet të mbështesë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, dhe jo “të ndihmojë Rusinë në agresionin e saj,” thanë ata.

Advertisement

G-7 i kërkoi Kinës “të heqë dorë nga angazhimi në manipulimin e informacionit, dezinformimin dhe mjete të tjera për të legjitimuar agresionine Rusisë kundër Ukrainës.”

Grup që përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se territoret e pushtuara nga forcat ruse duhet t’i kthehen Ukrainës./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy