Nesër firmoset aneksimi i 4 rajoneve/ Zëdhënësi i Kremlinit zbulon detajet e ceremonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nesër firmoset aneksimi i 4 rajoneve/ Zëdhënësi i Kremlinit zbulon detajet e ceremonisë

Më një ceremoni shtetërere Rusia do të shpallë nesër zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

 

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili pohoi se presidenti Putin do të nënshkruajë dekretin për përfshirjen e katër rajoneve me Federatën Ruse dhe do të mbajë një fjalim përpara popullit.

 

Advertisement

DMITRY PESKOV

 

ZËDHËNËSI I KREMLINIT

 

Advertisement

Nesër në orën 15:00 në Pallatin e Madh të Kremlinit, do të mbahet një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve për përfshirjen e 4 territoreve të reja, në të cilat u zhvillua referendumi për bashkim me federatën ruse. Në këtë ngjarje do të ketë një fjalim voluminoz të presidentit Putin.

 

Gjatë nënshkrimit të dekretit do të jenë pjesëmarrës edhe katër liderët separatist të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit te emëruar nga Moska në këto rajone si dhe deputetët e Dumës.

 

Advertisement

Procesi i aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia u përshpejtua ditët e fundit. Në to u mbajtën referendume të cilat u cilësuan si mashtrim nga Kievi dhe Perëndimi.

 

Pas aneksimit te katër rajoneve Ukarina humbet 15 % të terriorit të saj dhe rreth 20% bashkë me Krimene e cila u anekuar po me një referendum të tillë  në vitin 2014. Perëndimi nuk e ka njohur kurre anseksimin e Krimese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy