Nga sot çmimi tavan për naftën ruse; do të tregëtohet me 60 dollarë për fuçi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga sot çmimi tavan për naftën ruse; do të tregëtohet me 60 dollarë për fuçi

Çmimi tavan për naftën ruse hyri në fuqi këtë të hënë. Me këtë vendim Perëndimi përpiqet të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

 

Vendet e G7 dhe Australia ranë dakord për një kufi të çmimit prej 60 Dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse.

 

Advertisement

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë kërkuar që çmimi tavan të ulet me 30 dollarë për fuçi, pasi kjo do ta dëmtonte edhe më shumë ekonominë ruse.

 

Ndërkohë Moska më herët ka deklaruar se vendet të cilat bien dakord për çmimin tavan nuk do t’i furnizojë me naftë dhe kjo gjë mund të çojë në një shtim të kërkesës dhe një rritje të shpejtë të çmimeve globale të karburanteve, gjë që do të rrezikonte gjithashtu sigurinë energjetike të vetë bashkimit europian.

 

Advertisement

Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-s si një përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën kundër Ukrainës.

 

Të premten, Bashkimi Evropian miratoi çmimin tavan, pasi bindi Poloninë që të mbështeste këtë masë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy