Nis ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III, të pranishëm Begaj e Vjosa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III, të pranishëm Begaj e Vjosa

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III ka nisur zyrtarisht.

 

Me dorën mbi Ungjillin e Shenjtë, Charles III është zotuar para popullit të tij që do të mbajë premtimet e bëra.

 

Advertisement

Ai gjithashtu bëri një betim të dytë, Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit, duke deklaruar se ai është një “protestant besnik”.

 

Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur për të ndjekur nga afër momentin historik.

 

Advertisement

Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.

 

Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.

 

Advertisement

 

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III ka mbledhur shumë krerë shtetesh e mes tyre edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.

Advertisement

 

 

Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy