Një shkrimtare për presidente/ Marianne Williamson në garën e vitit 2024 në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një shkrimtare për presidente/ Marianne Williamson në garën e vitit 2024 në SHBA

Shkrimtarja Marianne Williamson do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024, për Presidente të SHBA-ve , duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Presidentin Joe Biden. “Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në çeljen e fushatës.

70-vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike – një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it. Fushata e zonjës Williamson përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”. Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, përfshirë Nju Hempshwrin, që kërcënon të sfidojë një plan të mbështetur nga Presidenti Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik, që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut.

E lindur në Teksas, por me banim në Beverly Hills, Kaliforni, Williamson është autore e më shumë se 10 librave. Në vitet 80’, ajo hapi “Qendrën për të Jetuar” në Los Anxhelos dhe më vonë në Nju Jork, në mbështetje të personave me HIV dhe AIDS. Ajo drejtoi një fushatë të pasuksesshme si kandidate e pavarur, për të qenë përfaqësuese e Kalifornisë në Kongres, në vitin 2014 dhe mbështeti Senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, në vitin 2016, përballë kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

 

Advertisement

80-vjeçari Joe Biden, është presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Sipas një sondazhi, pjesa me e madhe e njerëzve, duke përfshirë edhe demokratët në Shtetet e Bashkuara, nuk do të dëshironin që ai të kandidonte përsëri. Gjithsesi në javët e ardhshme, pritet të shihet nëse ai do të hyjë ose jo në garë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy