Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia tronditet sërish nga lëkundjet e forta. Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është raportuar të hënën në zonën lindore të vendit. Thellësia e tij ishte 10 kilometra, duke e bërë shumë të ndjeshëm për banorët.

 

Megjithatë nuk raportohen dëme, teksa zona është aktualisht e shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit. Ai la pas mbi 44 mijë të vdekur në Turqi dhe rreth 6 mijë të tjerë në Siri, duke shtuar dyshimet te cilësia e ndërtimit të pallateve në rajonet e goditura më së shumti.

 

Advertisement

Duke marrë shkas nga numri i lartë i jetëve të humbura, autoritetet turke kanë nisur hetimet në të gjithë vendin për neglizhencë, dhe për pasojë, 180 persona, të lidhur me kompanitë e ndërtimit, janë arrestuar.

 

Ndër ta, projektues, inxhinierë, ndërtues, të cilët mendohet se për arsye përfitimi, kanë ulur kostot e prodhimit, duke kursyer përmes materialeve të cilësisë së ulët dhe reduktimit të elementëve të sigurisë në përgjithësi.

 

Advertisement

Nga ana tjetër , rreth 600 të tjerë, të cilët mund të kenë lidhje me godinat e shembura, ndodhen nën hetim dhe janë proceduar në gjendje të lirë.

Mbi 160 mijë ndërtesa raportohet se janë shembur. Në këto pallate, kishte 520 mijë apartamente. Ministri turk i Drejtësisë bëri te qartë se për personat e përfshirë në vendimmarrjen e ndërtimit të banesave, do të ketë dënime të ashpra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy