Novak Gjokoviç humb betejën juridike – duhet të largohet nga Australia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Novak Gjokoviç humb betejën juridike – duhet të largohet nga Australia

Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviq duhet të largohet nga Australia dhe nuk do të lejohet të luajë në turneun Australia Open në Melbourne.

Vendimin e mori sot (16 janar 2022) gjykata federale në Australi, ku Novak Gjokoviq ishte ankuar pas kërkesës së autoriteteve qeveritare që yllit serb të tenisti ti anulohet viza dhe që ai të largohet nga Australia, për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik si dhe paraqitje të dokumenteve jo të sakta.

Ardhja me leje speciale

Numri një i tenisit botëror është futur në Australi me një leje speciale, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Ai nuk është vaksinuar kundër virusit Corona, por në hyrje në Australi ka paraqitur një dokument ku thuhet se ai ka qenë i infektuar me virusin Corona dhe se testi pozitiv ka rezultuar me datën 16 dhjetor 2021. Megjithatë ai vetëm një ditë më vonë ka marrë pjesë në një manifestim me tensitë të rinj në Serbi dhe është fotografuar me ta pa maska, pa respektimin e distancës dhe masave kundër pandemisë Corona. Në një shpjegim të mëvonshëm Gjokoviq tha se rezultatin e ka marrë më vonë dhe se nuk e ka ditur se është i infektuar. Por të nesërmen, me 18 dhjetor numri një i tenisit në botë i ka dhënë një intervistë gazetës franceze L’eqipue dhe ka bërë fotografi pa maska. E në prag të vitit të Ri ai ka udhëtuar në Spanjë, ku ka stërvitur dhe prej nga ka postuar edhe vet fotografi në rrjetet sociale.

Dyshimet për manipulim

Ndërkohë janë ngritur dyshime edhe përvërtetësinë e dokumentittë infektimit me virusin Corona, të lëshuar nga autoritetet në Beorgrad, sepse një portal gjerman ka shkruar se kjo certifikata e vaksinimit është futur në bazën e të dhënave me datën 26 dhjetor 2021, e jo me 16 dhjetor. Sipas rregullave në Serbi, personat që nuk i respektojnë masat e karantinimit dhe izolimit pas testit pozitiv ndaj virusit Corona, mund të denohen me gjoba por edhe me heqje lirie.

Advertisement

Sidoqoftë, në hyrje në Australi, Novak Gjokoviq ka paraqitur një dokument ku thuhej se pas infektimit ai nuk ka udhëtuar në asnjë vend tjetër. Më pas ai ka kërkuar faljedhe ka pranuar se shoqëruesit e tij e kanë bërë këtë gabim. Ai ka pranuar edhe gabimin pse i ka dhënë intervistë gazetës franceze. Por gjykata sot vendosi që Gjokoviq duhet të largohet nga Australia./DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy