Nuk ka kompromis për Tajvanin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka kompromis për Tajvanin!

Kina dhe SHBA kanë militarizuar komunikimin e tyre publik rreth ishullit të Tajvanit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA do të mbrojë ishullin nëse ai sulmohet nga Pekini dhe kjo deklaratë është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin sipas të cilit qëndrime të tilla nga SHBA nuk lënë vend për manvorim.

“Kur vjen pun ate çështjet e lidhura me sovranitetin e KInës dhe integritetin territorial dhe të tjera interesa bazë, nuk ka vend që Kina të bëjë kompromis apo koncesione dhe askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, ka thënë ai.

Ky është episodi i radhës i një konflikti që zgjat me vite dhe që është riaktualizuar për shkak të fuqizimit të Kinës që e quan Tajvanin “pjesë të patjetërsueshme të territorit kinez dhe çështje të pastër të punëve të brendshme të Kinës”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy