Nuk u karantinua si shtetet e tjera, Suedia fiton “bastin” me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk u karantinua si shtetet e tjera, Suedia fiton “bastin” me Covid-19

Suedia habiti botën vitin e kaluar kur doli kundër këshillave të ekspertëve dhe refuzoi që të karantinohej si shtetet e tjera, me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Jo vetëm që ekonomia suedeze e mori veten më parë se të gjitha ekonomitë e tjera, të dhënat e fundit tregojnë edhe se ky shtet ka pasur më pak viktima se sa të tjerët nga Covid-19. Suedia ka pasur rreth 1500 vdekje të konfirmuara për 1 milion persona, që është më pak se mesatarja evropiane (1800).

Por, edhe pse duket më mirë se sa vendet evropiane, fqinjët e Suedisë e kanë menaxhuar më mirë Covid-19. Norvegjia dhe Finlanda, për shembull, kanë regjistruar rreth 200 vdekje më pak për milion, 7 herë më pak sesa Suedia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy