“O Imperador do Brasil”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“O Imperador do Brasil”

Me Globo e tij, Roberto Marinho e ka transformuar vendin jugamerikan në një telekraci. Dhe familja e tij reziston.

O Rey quhet Edson Arantes do Nascimento, rëndom i njohur si Pelé; për këtë askush nuk mund të ketë dyshime, është ai që përcakton në të gjithë botën imazhin klasik, por edhe të stereotipizuar, të Brazilit, mbretëria e futbollit (përveç se e sambas).

Por pak, përtej kufijve të gjigandit latinoamerikan, kuptojnë se përkrah mbretit, bile sipër tij, ndodhet O Imperador, ai që ka riplazmuar vendin duke e transformuar ne laboratorin më të madh të telekracisë; po, më shumë akoma se në Shtetet e Bashkuara falë predominimit kulturor dhe politik që televizioni ka ushtruar dhe ushtron akoma.

Emri i tij është Roberto Pisani Marinho, krijesa e tij quhet Globo si gazeta dhe rrjeti televiziv, tribuna e tij Jornal Nacional në fillim emri i një gazete të përditshme më pas i shndërruar në lajmet televizive e mbrëmjes së parë, kryevepra e tij telenovela që ka apasionuar, argëtuar, arsimuar, ofruar një paradigmë sociale në vendi që jeton akoma sot i ngjitur pas ekranit televiziv. Roberto ka ndërruar jetë më 2003 dhe ia ka lënë perandorinë djemve, sot grupi Globo menaxhohet në mënyrë më pak të personalizuar dhe patrimoniale, megjithëse është akoma arbitri i vendit, edhe i atij politik. Është me të që duelon Jair Bolsonaro, është me të që tashmë ka bërë hesapet Lula në vitet ku ka menaxhuar dhe më pas ka humbur pushtetin, është me të që duhet të konfrontohet në pritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Populisti i djathtë përballë populistit të majtë dhe në mes është Marinho.

Advertisement

“Kush komandon vërtet në Brazil?”: përgjigja e parë, më e përhapura, është Globo. Grupi vlen rreth 5 miliard dollarë dhe ka kryer një hop teknologjik; falë edhe kontributit të Accenture, kompanisë ndërkombëtare të lindur nga Arthur Andersen, është bërë një konglomerat i madh dhe modern mediatik, më i madhi i gjithë Amerikës Latine; më 7 prill ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Google; udhëhiqet nga një menaxher me vlerë, por mbetet një biznes familjar. Roberto Irineu Marinho, i lindur më 1947 dhe baba i 4 fëmijëve, është Presidenti Ekzekutiv i tij. E ka filluar gavetën në të përditshmen “O Globo” kur ishte vetëm 16 vjeç, për të marrë më pas në dorë frenat pas vdekjes së babait më 2003. I vëllai Joao Roberto, vitlindja 1953, që e ka filluar edhe ai duke punuar në gazetë kur ishte 20 vjeç, është numri 2 i hierarkisë. José Roberto, dy vjet më i vogël, ka studiuar për Histori në Universitetin Pontifik dhe Gjeografi në Universitetin Federal të Rio de Janeiro, por në moshën 17 vjeçare i ati e ka hedhur në turmë së gazetar kronike për gazetën.

Në vitin 1992 ka themeluar Instituto Aqua për ruajtjen e rezervave ujore dhe është impenjuar në tema etike dhe mbështetshmërie, me pak fjalë drejton degën intelektualo – sociale të familjes. Sipas “Forbes”, të tre vëllezërit kanë një pasuri më të madhe se 2 miliard dollarët për kokë. Gjatë gjithë këtyre viteve janë përpjekur të ndriçojnë një markë të zbehtë dhe të pastrojnë emrin nga mbeutrinat e një historie dramatiken në të cilën grupi Globo dhe themeluesi i tij kanë pasur gjithmonë një rol prej protagonisti. Presidentë, gjeneralë, diktatorë, kanë pasur të gjitho nevojë për Marinho dhe ky i fundit ka pasur nevojë për ta.

Djali i gazetarit Irineu Marinho Coelho de Barros  dhe i Francisca Pisani Barros, Roberto Pisani Marinho u lind më 3 dhjetor1904 në lagjen Rio di São Cristóvão. I kishte mbaruar studimet e tij primare në shkollat publike dhe më pas në Escola Profissional Sousa Aguiar dhe Colégios Anglo-Brasileiro. Pasioni politik e përfshin akoma më përpara gazetarisë: në moshën 18 vjeçare merr pjesë në lëvizjen e nënoficerëve të përbërë nga ushtarakë të rinj (tenentes, domethënë nëntogerë) e nga intelektualë dhe në revoltën e Forte di Copacabana të shtypur me gjak (18 të arratisur vriten në plazh). Më 1911 i ati kishte themeluar gazetën “A Noite” dhe më 1925 “O Globo”, ku Roberto edhe ka filluar karrierën e tij profesionale si reporter dhe sekretar privat. Më 21 gusht 1925, pak pas lindjes së gazetës të re, Irineu Marinho vcdes nga infarkti duke lënë gjithçka në durart e të birit ende në mëshë të re, i cili i vetëdijshëm se kishte pak përvojë, vendos të vazhdojë stazhin e tij përkrah ekspertit Euclydes de Matos, i emëruar drejtor.

Kthesa e madhe politike dhe editoriale vjen më 1930, kur Getúlio Vargas, avokat, politikan dhe ushtarak, i jep fund Republikës së Parë, merr pushtetin që nuk do ta lëshojë më deri më 1945 dhe lançon Estado Novo, regjim populist dhe antikomunist afër me fashizmin portugez të Salazar dhe në shumë aspekte i ngjashëm me peronizmin argjentinas. Marinho rreshtohet pa ngurrim dhe e vë gazetën e tij në dispozicion të qeverisë; prej siguron mbështetje dhe mirënjohje si kur emërohet në Këshillin Kombëtar të Shtypit që varet nga agjencia shtetërore që censuron gazetat.

Advertisement

Por Roberto Marinho nuk është një idiot i dobishëm apo një ekzekutues, përkundër influencës, ndërhyn, mbështet një linjë të tijën përgjithësisht më të matur se ajo e diktatorit nga i cili dallohet qartë kur shpërthen Lufta e Dytë Botërore. Vargas qëndron neutral, me një sy ndaj fuqive të Boshtit, botuesi do në fakt që Brazili të rreshtohet hapur përkrah aleatëve, sidomos kur Shtetet e Bashkuara futen në luftë. Aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet një konstante e pozicioneve politike dhe e bizneseve të tij. Më 2 dhjetor blen transmetuesin e parë radifonik dhe e zgjeron grupin mediatik. Me shpartallimin e nazizmit bie edhe Estado Novo dhe Marinho i rreshto bateritë e tij editoriale për ta demokratizuar Brazilin. Kur më 1950 Vargas kthehet në pushtet duke fituar zgjedhjet e gjen “O Globo” dhe transmetueset e tij në frontin e kundërt. Fillimisht me tone të moderuara, më pas në mënyrë gjithnjë e më energjike, Marinho i hap mikrofonin më të gjallit midis opozitar, Carlos Lacerda, kundërshton statalizmin, lufton kundër krijimit të Petrobras, kolosit petrolifer kombëtar.

Kthesa liberale zgjat nja 10 vjet, nga 1960 e më pas botuesi dhe grupi i tij bëhen gjithnjë e më të padurueshëm përballë paqëndrueshmërisë politike të brendshme dhe rreshtimit neutralist në skakierën ndërkombëtare. Deri kur më 1964 nuk e mbështet hapur grushtin e shtetit të marshallit Humberto de Alencar Castelo Branco. I quajtur diktatura e Gorillave, regjimi do të zgjasë 21 vjet gjatë të cilave grupi Globo bëhet gjithnjë e më i madh e më i fuqishëm. Më 1965 lind rrjeti televiziv, falë edhe marrëveshjeve me Time – Life, njëra për asistencë teknike dhe tjetra për një joint venture, që do të ishte themeli për prodhimin e programeve. Grupi amerikan siguron kapitalet dhe ekspertizën, në këmbim merr 49% të kompanisë braziliane që rritet gjithnjë e më shumë jo vetëm prej lajmeve të përhapura thuajse në të gjithë vendin e pamatë, por edhe një novatorizmi që do ta bëjë të famshëm në të gjithë botën: telenovelas. Modeli është situation comedy amerikane, përmbajtjet janë fund e majë braziliane. Ritmi dhe kadenca e transmetimeve televizive do ta bëjnë rrjetin e Marinho protagonist absolut të mbrëmjeve në shtëpi, nga Rio në Sao Paulo apo në Recife, deri në qytetet e thella.

Telenovelas e Rede Globo janë katër llojesh: të orës 18, të orës 19, të orës 21 dhe të orës 23. Ato të orës 18 transmetohen përditë, përjashto të dielën; zgjasin 50 minuta për episod, kanë një skenar të thjeshtë që nuk kërkon shumë vëmendje nga ana e telespektatorëve dhe shpesh janë të kohës. Ato të orës 19, edhe ato me kadencë të përditshme përveç të dielës, zgjasin 1 orë me subjekte më të lehta e komike të përshtatura për publikun e fëmijëve. Më të gjata ato të orës 21 që fillojnë pas lajmeve televizive, Jornal Nacional, flamuri i vërtetë i rrjetit. Kanë një skemë dramatike, komplekse dhe impenjuese, plot me histori dashurie, zgjasin 1 orë e 10 minuta dhe shlrbejnë si urë me ato të orës 21, shpesh bëhet fjalë për remake dhe janë të ndaluara për më të vegjël se 14 vjeç, kanë shikime të ulëta dhe intervalohen nga miniseri që zgjasin më pak se 60 episodet e zakonshme. Telenovelas janë shndërruar në një sukses ndërkombëtar dhe janë eksportuar, sidomos në vitet ’80, kudo edhe në Itali ku Roberto Marinho ka zbarkuar duke blerë Telemontecarlo më 1985 dhe duke rishitur më 1993 (pas një serier kalimesh rrjeti televiziv në fjalë do të bëhet La7).

I palodhshëm, manjati brazilian është rritur bashkë me bizneset e tij duke dominuar edhe kronikat mondane. Katolik i thekur dhe konservator, armik i paepur i teologjisë së çlirimit, ka pasur 3 gra, por çdo herë ja kushtonte energjitë e tij punës dhe familjes, pa anashkaluar edhe një seri pasionesh (të gjithë të ligjshëm dhe në sintoni me zakonet kombëtare): peshkim nënujor (zhytjen e fundit kur ishte 80 vjeç), hipizëm, automobilizëm, koleksionizëm artistik duke filluar nga veprat e mikut të tij Candido Portinari, piktori më i rëndësishëm brazilian. Mbështetja e Marinho ndaj regjimit ushtarak ka zgjatur shumë dhe mbetet një njollë vështirë e shlyeshme. Një dokumentar britanik i titulluar Beyond Citizen Kane e ka goditur rëndë imazhin e botuesit dhe reputacionin e grupit Globo, që ka bërë edhe padi në gjykatë për t’ia penguar daljen dhe shfaqjen në Brazil. Por pas daljes së internetit, është bërë viral: në rrjetin dixhital gjurmët mbesin gjatë në të mirë e në të keq dhe është e vështirë, shpesh e pamundur, t’i fshish ato. Më 2013, nëpërmjet një teksti të botuar në uebfaqen e tij, Globo ka pranuar se mbështetja e grushtit të shtetit ka qenë gabim. Marinho, gazeta dhe televizioni i tij kanë mbetur king maker e politikës braziliane. Me mbarimin e diktaturës ushtarake ka ndodhur një kthesë e re drejt qendrës e kulmuar në vitin 1989 me mbështetjen për Fernando Collor de Mello kundër Lula.

Advertisement

Debati televiziv midis dy kanddiatëve ka qenë vendimtar në përcaktimin e rezultatit, akoma edhe më shumë pasi që në Jornal Nacional e fundit përpara votimit televizioni ka paraqitur një edicion të debatit në favor të Collor, sipas akuzave të sfidantit të majtë. Më 1994 dhe më 1998 Marinho ka mbështetur fushatat e Fernando Henrique Cardoso, presidentit që do ta bëjë Brazilin të bëjë një hop cilësor në planin ekonomik e politik. Ish sindikalisti Luiz Inácio da Silva, i quajtur Lula, ka mbetur gjithmonë në shënjestrën e grupit Globo, do të jetë interesante të kuptohet se çfarë do të zgjedhë vitin e ardhshëm nëse, siç duket, përplasja do të jetë dyshe midis Lula dhe Bolsonaro, të dy kundërshtarë të fortë të Marinho.

Brazili është në gjunjë, i nënshtruar nga Covid-19 dhe sidomos nga varianti Manaus, nga mohimi i presidentit, nga një menaxhim falimentar i pandemisë që kurorëzon një administrim katastrofik pa kritere akoma më shumë se populist. Konsensusi i Bolsonaro luhatet në zonat metropolitane, midis ushtarakëve (sidomos pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes në mars pasi jo më i disponueshëm që të miratojë mohimin e regjimit), në kishën katolike (Konferenca Episkopale është distancuar), por në zonat bujqësore, në hapësirat e pofundme të brendshme (el interiorzao, siç quhet Brazili i thellë), atje ku dominojnë plantacionet e sojës për tregun kinez apo të kafesë për atë perëndimor, rritësit e bagëtive dhe minierat, presidenti është akoma El Messias.

Rishfaqet në Brazil konflikti midis qytetit dhe fshatit, midis elitave dhe masave të varfëruara, që kishte dominuar tashmë zgjedhjet e mëparshme dhe që karakterizon tashmë përplasjen politike në Perëndim, nga Shtetet e Bashkuara në Europë. Më shumë se kushdo tjetëre grupi Globo është pjesë e klasës drejtuese, bile për një kohë të gjatë ka kontribuar në formimin e tij, ashtu si në përhapjen e kulturës popullore. Kështu që për familjen Marinho 2022 do të jetë vendimtar. Televizioni mbetet themelor në vendosjen e fateve politike, pavarësisht përhapjes së mediave sociale sidomos nëpër qytete. Në intervistën e tij për Jornal Nacional gjatë zgjedhjevce të mëparshme, Bolsonaro fitoi shumë pikë kur pasi ka vlerësuar diktaturën ushtarake e 20 vjeçarit 1964 – 1985, pyeti brutalisht: “Po atëhere Roberto Marinho ishte diktator apo demokrat?”. E kotë, bile kundërprodhuese, të saktësoje se grupi Globo i kishte pranuar fajet e tij. Për sa i përket Partido dos Trabalhadores të Lula, nuk e ka përtypur kurrë faktin që impeachment i Dilma Rousseff është shtyrë nga Globo.

Është e vërtetë se gazeta ka kontribuar që të bjerë edhe pasuesi Michel Temer, i akuzuar për korrupsion, por për Lula dhe partinë e tij (i akredituar në sondazhe me konsensus më të lartë se 40%) familja Marinho është armike e vjetër. “Ne nuk kemi favorizuar kurrë asnjë kandidat dhe do ta ndjekim këtë linjë edhe vitin e ardhshëm”, thotë Frederic Kachar, drejtor i degës së informacionit, por opinioni i përgjithshëm si djathtas, ashtu edhe majtas, e gjykon ndryshe. Kështu, të gjithë do ta sulmojnë grupin Globo dhe të gjithë do të bëjnë garë për të siguruar hapësirë në rrjetet e tij dge konsensuset midis votuesve. Bolsonaro përdor kulaçin dhe kërbaçin, është i lidhur sidomos me pentekostalët e Igreja Universal do Reino de Deus (IURD), afër me Partido Republicano dhe pronar i grupit Record, që posedon rrjetin televiziv Universal, i dyti në vend dhe armike e betuar e Tv Globo. Edir Macedo, lider i IURD, e ka pagëzuar Bolsonaro në kultin e tij shtatorin e 2019. Shumë theksojnë se sekti mendon parasëgjithash për interesat e veta, kështu që është i gatshëm ta shkarkojë presidentin aktual nëse Lula afirmohet me një rezultat bindës. Edhe PT ka një qëndrim pragmatist dhe nuk del hapur kundër IURD, gjithësesi, në mbretërinë e telekracisë përplasja midis Record dhe Universal është një spektakël në spektakël, televizion kundër televizionit, si në kohët e vjetra; bindësit okultë bëhen të dukshëm, Vance Packard dhe Umberto Eco qeshin nga bota e përtejme.

Advertisement

(nga Il Foglio, përgatiti Armin Tirana)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy