OBSH i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë publike më shumë informacione për valën e koronavirusit, pasi Qeveria kineze ka thënë se rreth 60.000 persona kanë vdekur brenda një muaji me këtë virus.

 

Një njoftim i tillë i autoriteteve kineze, shënon herën e parë që Partia Komuniste bën të ditura shifrat e viktimave, prej heqjes së disa kufizimeve për pandeminë në dhjetor të vitit të kaluar.

 

Advertisement

Qeveria ka thënë se 5.503 persona kanë vdekur si pasojë e dështimit të organeve të frymëmarrjes nga koronavirusi dhe 54.435 të tjerë kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe komplikime tjera, përveç COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

 

Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë.

 

Advertisement

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se informacione të tilla të detajuara duhet publikuar edhe në të ardhmen, pasi “krijojnë ide më të mirë për situatën epidemiologjike”.

 

Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.

 

Advertisement

Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes.

 

Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”.

 

Advertisement

Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.

 

Sipas tyre, shumica kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

 

Advertisement

Aktualisht, miliona persona mbi moshën 60-vjeçare janë të pavaksinuar në Kinë

 

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

 

Advertisement

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

 

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy