OBSH: Pabarazitë në vaksinim, shkak për zgjatjen e pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Pabarazitë në vaksinim, shkak për zgjatjen e pandemisë

Pabarazitë e mëdha në normat e vaksinimit janë një shqetësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës pandemia mund të përfundonte këtë vit nëse nuk do të ishin këto pabarazi.

“Ajo që duhet të bëjmë që të arrijmë nivele të ulëta të incidencës së sëmundjevs është  të vaksinojmë popullatën tonë. Vetëm kjo , për do ti jap fund kësaj krize shëndetësore ”, thotë Michael Ryan drejtori ekzekutiv në OBSH.

Varianti Omicron duket se ende nuk po largohet nga Evropa. Franca shënoi pothuajse gjysmë milioni raste të reja ditore të martën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Në Rumani, numri i rasteve të reja është dyfishuar në 24 orët e fundit ndërsa vendi po përballet me valën e pestë të pandemisë.

Teksa shumë vende evropiane po nxisin përdorimin e pasaportës shëndetësore , Danimarka ka prezantuar një masë të re që i lejon kompanitë të pushojnë nga puna punonjësit nëse refuzojnë të tregojnë certifkatën digjitale që vërteton se janë vaksinuar ose rezultojnë negativë ndaj COVID-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy