“Paaftësi absolute e Bashës”, Olli tregon pse u krijua konflikti në PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Paaftësi absolute e Bashës”, Olli tregon pse u krijua konflikti në PD

Leonard Olli, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se “situata në Partinë Demokratike është krijuar vetëm nga paaftësia absolute e Lulzim Bashës”.

“11 dhjetori erdhi si rezultat jo i zotit Sali Berisha. Kjo datë dhe e gjithë situata në Partinë Demokratike nuk është iniciativë e zotit Berisha, por i paaftësisë absolute të zotit Lulzim Basha për të menaxhuar forcën më të madhe politike të së djathtës”, tha Olli.

Sipas Ollit, nëse Kuvendi në datën 11 dhjetor mblidhet, ai është vendimmarrës.

“Ai Kuvend ka të drejtën menjëherë që të ndryshojë statutin dhe të hapë garën për kryetar. Që në atë moment, zoti Basha është i shkarkuar si kryetar i Partisë Demokratike”, theksoi Olli.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy