Pamje të rralla/ Pistë patinazhi në kanalet hollandeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të rralla/ Pistë patinazhi në kanalet hollandeze

Ndërsa Europa “dridhet” nga ethet e të ftohtit të acartë që ka sjellë “Bisha nga Lindja”, duket se asgjë dhe askush nuk i pengon hollandezët ta përballojnë situatën duke u argëtuar. Kanalet e ngrira në Amsterdam, janë kthyer në pista patinazhi, edhe pse të rrezikshme.

Kjo video me mbishkrimin “akulli nuk është i mirë kudo”, është klikuar më shumë se 5.2 milionë herë në rrjete, raporton Vizion Plus. Patinatori i veshur me rroba banje, e përballoi mirë situatën.

Në raste të tjera është dashur ndërhyrja e autoriteteve. Një grua u vendos në një shkallë të shtrirë në akull dhe u tërhoq në breg nga punonjësit e urgjencës. Të tjerët u shpëtuan nga vëzhguesit duke përdorur shkopinj apo litarë.

Edhe në Berlin, patinatorët shfrytëzuan sipërfaqet e ngrira të liqeneve, pavarësisht thirrjeve për ti shmangur ato.  Shumë të tjerë e kanë shfrytëzuar motin e ftohtë për vepra arti.

Advertisement

Sidoqoftë, edhe për pak ditë pasi temperaturat parashikohet të rriten deri në 14gradë celcius në fundjavë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy