“Pandora Papers” tregojnë “guximin” kriminal të industrisë financiare globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pandora Papers” tregojnë “guximin” kriminal të industrisë financiare globale

Nga Drew Sullivan, The Washington Post

Pasi hetimi i Panama Papers u zbulua më shumë se pesë vite më parë, disa interesa biznesi u përpoqën të poziciononin Mossack Fonseca( firmë ligjore) – si një organizatë mashtruese, një mollë e prishur në një pemishte që lehtëson zhvillimin global të tregtisë dhe ndihmon korporatat të paguajnë taksa të drejta (dhe minimale).

Por zbulimet e fundit tregojnë se ky nuk ishte rasti. Seria e hetimeve të Pandora Papers – të udhëhequr nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues dhe duke përfshirë 150 media, përfshirë The Post dhe Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  tregon zemrën e vërtetë të industrisë së financave.

Advertisement

Prova u zbuluan në 12 milion dosje nga 14 kompani që ofrojnë shërbime “offshore”.  “Pandora Papers”  ka ofruar dëshmi mahnitëse të asaj që kemi parë pafund  gjatë dekadash hetimi për krimin dhe korrupsionin global: Këta profesionistë janë kryesisht mollë të kalbura në thelb.

Një “industri globale e lulëzuar e shërbimeve kriminale” të agjentëve, bankierëve, avokatëve, kontabilistëve dhe të tjerëve ka qenë çelësi për të transferuar të ardhura me vlerë triliona dollarësh nga bota e korrupsionit dhe krimit në botën në zhvillim, kryesisht në fondet mbrojtëse, pronat luksoze dhe asetet e pa-llogaritura të Perëndimit.

Është pamundur të transferosh këto shuma të mëdha parash pa industrinë e shërbimeve kriminale. Dhe ndërsa ka pasur përparime dhe ndryshime në të gjithë botën për të zbuluar këto kompani përfituese, industria e korruptuar nuk është e kufizuar. Dhe juridiksioni më i ri i problemit janë vetë Shtetet e Bashkuara.

Tani, Dakota e Jugut i është bashkuar New York, Nevada dhe Wyoming duke e bërë edhe më të vështirë për të kuptuar se kush qëndron pas kompanive. Vitet e fundit, më shumë se një duzinë shtetesh amerikane kanë miratuar ligje të reja që në fakt kanë ndihmuar transferimin e parave dhe evazionin fiskal.

Advertisement

Në Europën Lindore, ku ka selinë OCCRP, ne kemi parë dëmin e dorës së parë, pasi politikanët, zyrtarët dhe drejtuesit e biznesit përdorin këtë sistem për të nxjerrë shuma marramendëse parash jashtë vendit.

Ne kemi parë burime natyrore, pensione, kompani shtetërore dhe buxhete të shkatërruara nga korrupsioni,  duke u “shndërruar” më pas në prona të paluajtshme në Manhattan, Londër ose Dubai. Një nga rastet më të tmerrshme në “Pandora Papers” ishte nga Azerbajxhani, ku rreth 700 milionë dollarë prona luksoze në Londër ishin në pronësi të familjes mbretërore.

Në të njëjtën kohë, krimi i organizuar është globalizuar dhe gjithashtu ka përfituar nga këto shërbime për t’u bërë më efektiv. Rezultati është se çmimi i huamarrjes së parave është i shtrenjtë, me hua për shtëpi ose biznes që kushtojnë shumë herë më shumë sesa në Perëndim.

Ndërsa Perëndimi dërgon qindra miliona ndihmë për këto vende,  ato miliarda vidhen. Këto janë para që mund të lehtësojnë varfërinë, arsimim, kujdesin shëndetësor dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Advertisement

Ndërkohë, Perëndimi pastron paratë e pista. Këto sisteme janë një mjet që mund të përdoren për të financuar grupet dhe partitë politike ekstremiste, për të ndërtuar struktura të krimit të organizuar, për të korruptuar zyrtarët publikë dhe në përgjithësi për të minuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Këto sisteme paraqesin një rrezik themelor të sigurisë kombëtare.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kompanitë amerikane fitojnë rreth 2.6 trilion dollarë  nga taksat, duke i siguruar Shteteve të Bashkuara miliarda të ardhura. Korporatat amerikane  kanë më shumë se 11 trilion dollarë borxh, sipas Rezervës Federale, por askush nuk e di se sa fshihet në juridiksionet e errëta dhe cili është rreziku i skenarëve të ardhshëm.

Bëhet fjalë për zbatimin e transparencës.  Kompanitë “Offshores” duhet të regjistrojnë biznesin e tyre, nëse ata  duan të bëjnë biznes në Shtetet e Bashkuara. Duhet patjetër të merren masa dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duhet të pranojmë se kompanitë “offshores” përbëjnë më shumë një rrezik sesa janë një zgjidhje.

Advertisement

Ne të gjithë po paguajmë çmimin për këto biznese të dëmshme dhe të fshehura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy