Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike i jep vendit pritës mundësinë për të mahnitur botën me një shfaqje unike spektakolare.
Hapja e Lojërave Olimpike Paris 2024 ishte pikërisht rasti që e dëshmon këtë, pasi organizatorët hoqën dorë nga ceremonia tradicionale dhe u bënë lojërat e para që zhvillonin hapjen brenda një qyteti në tërësi dhe jo në një stadium.
Mijëra atletë dhe interpretues parakaluan përgjatë lumit Seine në një mbrëmje të lagësht, përpara se qielli i natës dhe Kulla Eifel të ndriçoheshin me teknikë dramatike, duke krijuar një spektakël jashtëzakonisht ambicioz, të veçantë.
Më poshtë keni disa nga fotot më të spikatura të natës./vizionplus.tv
Advertisement
Advertisement