Pas “tradhtisë”, jep dorëheqjen ndihmësi më i afërt i Princit të Uellsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas “tradhtisë”, jep dorëheqjen ndihmësi më i afërt i Princit të Uellsit

Ndihmësi më i afërt i Princit të Uellsit dha dorëheqjen në mënyrë dramatike mbrëmjen e kaluar pasi “The Mail” të dielën zbuloi sesi ai ofroi të ndihmonte në sigurimin e titullit kalorës dhe shtetësisë britanike për një donator miliarder saudit në bamirësinë e Charles.

Michael Fawcett dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Fondacionit të Princit pasi u përball me një letër në të cilën ai tha se bamirësia mbretërore do të ishte “e lumtur dhe e gatshme” të përdorte ndikimin e saj për të ndihmuar biznesmenin Mahfouz Marei Mubarak bin Mahfouz, i cili i kishte dhënë qindra mijëra Paund fondacionit.

Sipas Organizatës bamirëse, ndihmësi më i besuar i Princit kishte ofruar të japë dorëheqjen përkohësisht derisa të bëhen investigimet e nevojshme.

Një ish – zyrtar i Pallatit tha se humbja e zotit Fawcett ishte ‘një tërmet’ për Mbretin e ardhshëm.

Advertisement

Skandali “paratë për favoret” përqëndrohet në mënyrën se si u kërkuan donacionet për skemën e dashur të Charles për të rinovuar Dumfries House, një pallat në Skoci dhe atë që mund të ishte premtuar në këmbim.

“Letra e bombës”, e shkruar nga Faëcett më 18 Gusht 2017, drejtuar Busief Lamlum, një ndihmës i Bin Mahfouz, thotë: “Në dritën e bujarisë së vazhdueshme dhe më të fundit të Shkëlqesisë së Tij … Unë jam i lumtur t’ju konfirmoj , në besim, se ne jemi të gatshëm dhe të lumtur për të mbështetur dhe kontribuar në aplikimin për Qytetarinë. Unë mund të konfirmoj më tej se ne jemi të gatshëm të bëjmë një aplikim për të rritur nderin e Shkëlqesisë së Tij nga CBE Nderi në atë të KBE në përputhje me Komitetin e Nderimeve të Madhërisë së Saj”.

Zbulimi vjen një javë pasi kjo gazetë publikoi një email në të cilin rregulluesi i shoqërisë Michael Wynne-Parker dha detaje se si mund të sigurohej darka me Charles dhe një qëndrim gjatë natës në Dumfries House në këmbim të një donacioni gjashtë shifror të paguar përmes një llogarie bankare i lidhur me Burke’s Peerage, një udhërrëfyes për aristokracinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy