Pasaporta e vaksinimit?/ SHBA, skeptike për dokumentin e vaksinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasaporta e vaksinimit?/ SHBA, skeptike për dokumentin e vaksinës

Ndërsa Bashkimi Europian po shqyrton formatin e pasaportës së vaksinimit, disa vende si Kina dhe Izraeli, kanë ngritur sisteme zyrtare për këtë qëllim. Por në Amerikë nuk pritet që të ndodhë kështu. Këtë e konfirmon zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki e cila shprehet se përgjegjësia do t’i kalojë kompanive private.

 

“Nuk do të ketë sistem të centralizuar federal me të dhënat e vaksinimit dhe nuk do të ketë asnjë mandat federal që kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi. Barra i mbetet kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.”

 

Advertisement

Ndërkohë, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë certifikatat e vaksinimit në shtetet e tyre.

 

Por, gjatë kësaj jave, Neë York u bë shteti i parë që ofron një pasaportë dixhitale vaksinimi, një aplikacion falas dhe një faqe interneti që provon se individi është vaksinuar ose ka rezultuar negativ nga testimi për koronavirus.

 

Advertisement

“Duhet respektuar privatësia e njerëzve dhe duhet të sigurohemi që sistemi është i saktë. Padyshim që duhet bërë më shumë, por mendoj se këto janë pjesë e zgjidhjes.”

 

Ndërsa, çertifikata e vaksinimit mund të ndihmojë hapjen e bizneseve, ekspertët e shëndetit thonë se zgjidhja është vaksinimi i sa më shumë njerëzve. Sipas tyre, nëse mbi 80% e njerëzve vaksinohen, atëherë nuk duhet të shqetësohemi për pasaportën e vaksinimit.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy