Pelosi në Poloni: Viziton nga afër ukrainasit e larguar nga lufta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi  vizitoi këtë të hënë  Polonine ku u takua me presidentin polak Andrzej Duda.

 

Zyrtarja e lartë amerikane shprehu mbështetjen e fortë ndaj Varshavës që po strehon miliona ukrainas që janë detyruar të braktisin vendin e tyre për shkak të luftës. Të paktën 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

 

Advertisement

NANCY PELOSI

KRYETARJA E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE

“Ne duam të themi faleminderit. Faleminderit qeverisë së Polonisë për bujarinë dhe përkushtimin ndaj sigurisë dhe demokracisë. Ne biseduam për ndihmën humanitare, ndihmën e sigurisë, si dhe ndihmën ekonomike për rajonin”

 

Advertisement

Shtetet e bashkuara të amerikës , sipas pelosit , janë përgjigjur në mënyrënn e duhur duke vendosur masa të ashra ndëshkuese moskës.

 

NANCY PELOSI

KRYETARJA E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE

Advertisement

“Mendoj se ata kanë bërë mjaftueshëm për të justifikuar përgjigjen më të fortë të mundshme ushtarake, sanksionet më të forta për të përçuar mesazhin se ajo që kanë bërë është e patolerueshme. Përsa i takon ndihmës humanitare, ne nuk duhet të stepemi nga kërcënimi i Rusisë.”

 

Procesi evakuimit në fabrikën e çelikut “Azovstal, në qytetin Mariupol ka vazhduar edhe këtë të hënë. Kryebashkiaku i qyteteit port jugor është shprehur se procesi mbetet shumë i vështirë si pasojë e sulmve të vazhdueshme ruse.

Qindra civilë ukrainas, shume prej të cilëve te plagosur,  janë ende të bllokuar në fabrikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy