Pentagoni: Prigozhin është i vdekur, nuk ka dëshmi se rrëzimi i avionit ishte i planifikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pentagoni: Prigozhin është i vdekur, nuk ka dëshmi se rrëzimi i avionit ishte i planifikuar

Departamenti amerikan i Mbrojtjes beson se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u vra në rrëzimin e avionit të së mërkurës në Rusi. Ky qëndrim u bë i ditur nga zëdhënësi i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder.

 

“Unë nuk do të hyj në specifikat se si ne mbledhim informacione, përveç se përsëri, vlerësimi ynë fillestar, bazuar në një sërë faktorësh, është se ai ka të ngjarë të jetë vrarë,” tha Ryder. 

 

Advertisement

Ryder tha gjithashtu se Pentagoni nuk ka asnjë informacion për të treguar tani, që tregon se avioni u rrëzua nga një raketë tokë-ajër.

 

Nga ana tjetër, Rusia shprehet se ka nisur hetimet mbi rrethanat e rrëzimit të avionit. Krahas qëndrimit të autoriteteve ruse, anëtarë të Wagner fajësojnë Putin për vrasje të kreut të tyre, si hakmarrje mbi kryengritjen e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy