
Britania u zgjua në festë këtë të shtunë për një ngjarje mbretërore, që ndodh një herë në gjeneratë: kurorëzimi i Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në një ceremoni madhështore në Westminster Abbey në Londër. Mbreti Charles III i shoqëruar nga bashkëshortja e tij u nis nga Buckingham Place për në Westminster Abbey me karrocën e tij madhështore të larë me flori.
Pasi arriti ne pallatin mbreteror Charles i trete iu drejtua procesionit me liderë fetarë si dhe kryeministra e përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës .
Pasi mbreti dhe mbreteresha zunë vendet e tyre përpara altarit të lartë të Abbey, vend i njohur si Kisha e Kurorëzimit që ndodhet në pikën qendrore të pallatit madhështor përballë të ftuarve, Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Ndërkohë perpara kurorezimit mbreti u vajos ne nje ambjent te mbyllur per publikun, nje tradite kjo per te theksuar statusin shpirteror te sovranit.
Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik.
Pasi u betua për besnikëri ndaj monarkisë kryepeshkopi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit Charles III.
Po ashtu bashkëshortja e tij Camila u kurorëzua me kuroren e Mbretëreshës Mari.
Këmbanat e abacisë, boritë dhe përshëndetjet me armë u dëgjuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Këtë moment historik turma të panumërta e ndoqën nga sheshe të ndryshme në Angli. Të pranishëm ishin dhe pjetarët e familjes mbretërore, por dicka që u vu re ishte mungesa e bashkëshortes se Princ Harryt, Meghan Markle e cila nuk ka marr një ftesë nga mbretëria. Së shpejti, çifti mbretëror do të kthehet në Pallatin Buckingham në një tjetër procesion luksoz dhe do të përshëndesë turmat nga ballkoni i Pallatit.
Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, janë brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.