Pika të forta dhe dobësi të rigjallërimit europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pika të forta dhe dobësi të rigjallërimit europian

Bashkimi Europian e ka tejkaluar krizën e prodhuar nga pandemia e Covid-19 shumë më mirë nga sa mund të frikësohej fillimisht. Pas hezitimeve dhe mosbesimit reciprok të muajve të parë të 2020, Bashkimi Europian ka reaguar me një përgjigje të përbashkët duke miratuar paketën Next Generation EU (NGEU), rreth 800 miliard euro financime, të destinuara sidomos për vendet më të gaditura më rëndshëm nga pandemia. Paketa NGEU ka shënuar një kthesë në termat politikë dhe ka kontribuar në mënyrë përcaktuese për t’i qetësuar tregjet financiare. Por sigurisht që nuk mund të pritet që një shpenzim shtesë që ekuivalenton me pak pikë përqindjeje të PBB të prcaktojë të ardhmen ekknomike afatgjatë të një ekonomie europiane prej 14000 miliard eurosh në vit.

Kriza e shkaktuar nga pandemia ka prodhuar në 2020 reçisionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në kohë paqeje, por në 2021 po asistojmë në një rigjallërim të shpejtë. Sipas pjesës më të madhe të parashkimeve të sotme, Bashkimi Europian duhet të kthehet në nivelet parapandemi në fillimin e 2022. Cikli i plotë i reçisionit dhe i rigjallërimit mund të ezaurohet kështu në harkun e vetëm 2 viteve. Por tejkalimi i impaktit të menjëhershëm është vetëm fillimi. Sektorë të gjerë të ekonomisl do të dalin thellësisht të transformuar. Pandemia ka vepruar si një përshpejtues të fuqishëm i dixhitalizimit të ekonomisë, një proces që ishte tashmë në veprim prej kohësh, por që nuk kishte përfshirë zona të gjera të Europës derikur pandemia nuk ia ka goditur. Në periudhë afatgjatë, sfida është të përshpejtohet tranzicioni drejt ekonomisë dixhitale; këtu Europa paraqet pika force dhe dobësie.

Pika e fortë: “Industria e vjetër”: Ekonomia e Bashkimit Europian mbetet i fortë në sektorët më të “vjetër” të ekonomisë, sidomos në atë industrial. Kuota europiane e eksportimeve manifakturise globale ka rënë gjatë dekadës së fundit, nmë përputhje me rritjen e asaj kinete, por industria europiane ka arritur më mirë se ajo amerikane që t’i shesë produktet e saj në tregun global. Kuota e eksportimit mainfakturist drejt Kinës e 27 vendeve të Bashkimit Europian është thuajse dyfishi i asaj të Shteteve të Bashkuara dhe kjo është e vërtetë edhe në terma më të përgjithshëm: eksportet europiane drejt të ashtuquajturave BRICS dhe tregjeve emergjente janë shumë më të mëdha se ato amerikane. Industria europiane është kështu më e mirëpozicionuar për të përfituar nga rigjallërimi i ekonomive emergjente apo tashmë të dala, si Brazili, India dhe Kina.

Anipse fokusi në nivel global do të duhej të spostohej sipas rritjes ekologjike, ky kuadër nuk duhej të ndryshonte. Prodhuesit europianë do të mbeteshin tejet kompetitivë në disa sektorë kyç të ekonomisë së gjelbër, si prodhimi i turbinave eolike apo në sektorë potencialë të së ardhmes si hidrogjeni. Edhe në kompartin automobilistik kompanitë europiane po e rikuperojnë respektin e vonuar të kompetitorëve amerikanë si Tesla. Europa mbetet e fortë edhe nël kuadrin farmaceutik, siç e dëshmon rolin themelor i pasur nga europianët në dy prej vaksinave kryesore për Covid-19 (Biontech-Pfizer dhe Astra Zeneca). Problemet fillestare e njërit prej të dyve (Astra Zeneca) duken tashmë dytësorë në kuadrin e një përshpejtimi masiv të prodhimit të brendshëm, që e bën Bashkimin Europian eksportuesin më të madh botëror e vaksinave më efikase kundër Covid-19. Industria është edhe sektori që po udhëheq rigjallërimin e shpejtë që ka pasuar reçisionin. Suksesi i industrisë europiane në pjesën më të madhe i detyrohet kombinimit të një krahu pune të arësimuar, një rrjeti të mirë infrastrukturor dhe konkurrencës së lirë, të brendshme dhe globale, në të cilën prodhuesit europianë gjenden të veprojnë. Bashkimi Europian nuk ka nevojë për një “politikë industriale” që përzgjedh fitimtarë dhe të mundur: këtë rol e luan përditë tregu.

Advertisement

Pika e dobët: Shërbimet dixhitale. Në rast se forca industriale e Europës duket kështu e padiskutueshme, atlhere dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një pikë e dobët, që do të fitojë rëndësi më të madhe dora dorës që do të dixhitalizohen sektorë të tjerë. Një prej motiveve themelore të kësaj dobësie është natyra e tregut ose më mirë e tregjeve, ku operojnë furnizues shërbimesh dixhitale europiane. Respektivisht sektorit meterologjik, ai i shërbimeve është shumë më subjekt ndaj normativave të vendosura nga shtetet e veçanta, që faktikisht e copëzojnë tregun e brendshëm në shumë tregje kombëtare që i mbrojnë furnizuesit e tyre. Fenomeni është më i qartë në sektorë kyç si ai i telekomunikacioneve: çdo shtet anetar i mbron kampionin e tij në emër të sigurisë kombëtare. Rezulton që Europa ka shumë operatorë të vegjël telekomunikacionesh dhe një rrjet të copëzuar. Akoma më keq është situata e tregut në shumë zona “business to consumer”, sepse gjuha përbën një barrierë natyrale dhe tutela e konsumatorit mbetet një prerogativë kombëtare. Sikur të mos mjaftonte, e gjithë hapësira kibernetike është subjekt i supervizionit të shteteve të veçanta. Natyrisht që kjo ka pak sens brenda një rrjeti global, por vendet anëtare e ndjejnë nevojën e ruajtjes së kontrollit mbi rrjetet e telekomunikimit, të sigurisë kibernetike dhe deri kur bëhet fjalë për zbatimin e standardeve europiane si GDPR (General Data Protection Regulation). Për novatorët europianë që zhvillojnë consumer software është shumë e vështirë të rriten në një situatë të kësaj natyre dhe kjo e bën të pamundur që në Europë të lindin kampionë globalë.

Disa ide mbi punën. Tregjet e fragmentuara nuk janë pengesa e vetme e kompetivitetit të ekonomsië europiane të shërbimeve dixhitale. Një pengesë akoma edhe më e madhe mund të burojë nga fakti që ekonomia dixhitale mund të bëjë jokompetitive një pjesë të mirë të asaj analogjike. Problemi themelor i çdo qeverie, në situatën aktuale, është të kuptojë sesi të favorizojë ndryshimet strukturore të ekonomisë gjatë kalimit nga analogjikja tek dixhitalja. Në pjesën tjetër të botës ky ndryshim strukturor po verifikohet me shumë shpejtësi. Në Shtetet e Bashkuara, kriza e provokuar nga pandemia e Covid-19 ka përcaktuar transformime të mëdha në tregun e punës. Në fillimin e 2020, më shumë se 20 milion persona kanë humbur vendin e punës, por pjesa më e madhe e tyre ka gjetur një të re dhe tashmë në sektorë të caktuar të shërbimeve, si restaurimi, ka mangësi krahu pune. Është një shenjë e mirë, pasi nënkupton se kush ka lënë në sektor me të ardhura të ulët është sot i punuar tjetërkund; paralelisht, një rritje më e shpejtë e rrogave në sektorë tradicionalisht më pak shpërblyes mund të reduktojë pabarazitë e të ardhurave. Në Kinë, klasa e re mesatare urbane ka bërë tashmë një hop drejt një bote tejet të dixhitalizuar. Europa rrezikon kështu të bëhet bishti në dixitalizimin e shërbimeve.

Pjesa më e madhe e qeverive europiane është ende e impenjuar të mbrojë persona dhe kompani nga reçisioni i provokuar nga pandemia. Sfida që do të duhet të përballojnë është favorizimi i një ecurie të ekonomive pasCovid-19 duke ruajtur një mbështetje të synuar nga e ardhmja. Regjimet e reduktimit të orarit të punës të adoptuar nga pjesa më e madhe e qeverive europiane nuk e favorizojnë këtë objektiv, pasi u japin mbështetje biznesve që mbajnë në bordero punëtorët edhe nuk nuk kanë më nevojë. Ky operacion ka kuptim kur verifikohet një fleksion i përkohshëm i kërkesës dhe pritet që ekonomia të rigjallërohet duke ruajtur të njëjtën strukturë që kishte më parë; por kësaj radhe nuk do të jetë kështu. Në shumë sektorë të shërbimeve, si shitja me pakicë, udhëtimet dhe ndoshta restaurimi, kalimi në dixhitale do të përjetojë një përshpejtim, duke i përcaktuar ndryshime strukturore. Kjo nënkupton që qeveritë europiane do të duhet t’i rimendojnë rrjetet e tyre të sigurisë sociale. Ekonomistët mbështesin prej kohësh se qasja ideale do të duhet të synojë mbrojtjen e punëtorëve, jo të vendeve të punës. Është më e lehtë ta thuash sesa të bësh, por ndonjë hap konkret është gjithësesi i mundur. Për shembull, mund të modifikohen regjimet e reduktimit të orarit të punës. Një mënyrë për arritjen e këtij objektivi mund të jetë që t’u lejohen punëtorëve të ruajnë të ardhurën zëvendësuese nëse do të zhvillonin një punë të dytë me kohë të pjesshme, ndërsa ruajnë ende atë orar të reduktuar. Për shumë punëtorë të “vënë me orë zero” nga punëdhënës është qeveria ajo që paguan pjesën më të madhe të rrogës. Do të duhej t’u mundësohej këtyre njerëzve që të vazhdonin ta perceptonin një mbështetje të tillë edhe kur gjejnë një punë tjetër, ndoshta në një sektor tjetër. Mëse njerëzit prodhojnë diçka në vend që të qëndrojnë në shëtpi pa kryer asnjë aktivitet punues, vendi vetëm mund të fitojë.

Do të vlejë cilësia e shpenzimeve publike. Sfida më e madhe – ajo ku zhvillohen diferencat më të mëdha midis shteteve të ndryshme anëtare – është roli më i gjerë i marrë nga qeveria ose, më në përgjithësi nga sektori publik, në ekonomi. Kriza e prodhuar nga pandemia padyshim që ka demonstruar se sektori publik është i rëndëlsishëm për të stabilizuar ekonominë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vaksinat nuk do të kishin qenë të disponueshme në një kohë kaq të shkurtër pa një investim masiv fondesh publike në kërkim dhe ka qenë e pashmangshme të rritej deficiti për të shmangur që miliona njerëz të rrëshqisnin papritmas në varfëri. Veç kësaj, programi NGEU vë në duart e qeverve kombëtare qindra miliarda euro të finalizuara në përballimin e sfidave të tranzicionit dixhital dhe ekologjik. Megjithatë, nëse influenca e sektorit publik rritet, rritet edhe me më shumë arësye rëndësia e një governance të mirë. Nëse shteti e shtrin influencën e tij mbi ekonominë, atëhere vendet që e kanë një governance të dobët rrezikojnë të mbesin akoma më prapra. Për një pjesë të vendeve europiane, bëhet fjalë për një preokupim konkret. Në vende të mirëmenaxhuara, si ato nordike, qeveria mund ta zgjerojë lehtësisht rolin e saj dhe të favorizojë rritjen e sektorëve industrialë me intensitet të lartë njohjeje. Në këto raste, një qasje e vebdosur dhe shuml ambicioze mund të funksionojë. Ama nëse zgjeron rolin e saj është qeberia e vendeve të prekura nga korrupsioni apo nga një administrim i keq, ka mundësi që të verifikohen shpenzime më të mëdha dhe korrupsion më të madh. Ekzistojnë shumë prova të faktit se rritja e resurseve në dispozicion të një qeverie e bën objektivin të përtypshëm për kë dëshiron të fitojë për hesapin e tij personal.

Advertisement

Rreziku nuk ka të bëjë me korrupsionin e drejtëpërdrejtë të fondeve publike në favor të interesave private. Një niveë më i lartë korrupsioni mund të çdojë një rritje prej 20% – 30% të kostos së një autostrade apo të një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë. Nëse infrastruktura megjithatë ndërtohet atje ku është e nevojshme, atëhere ky fenomen nuk do të jetë në fund kaq i rëndë. Faktikisht, dëmi mund të jetë shumë më i madh në rast se do të ndërtohen fonde publike për të ndërtuar një linjë hekurudhore në vendin e gabuar (për shembull, për të lidhur dy qytete midis të cilave nuk ka shumë trafik) apo nëse nuk ndërtohet asgjë ku vërtet do të kishte nevojë (për shembull, për shkak të protestave lokalistike në zona tejet të shtypura). Cilësia e shpenzimeve publike është akoma edhe më e rëndësishme në sektorë si arsimi. Rindërtimi i ndërtesave të vjetra shkollore dhe universitare është një destinacion i shpeshtë dhe popullor i fondeve kombëtare dhe komunitare. Elementi kyç për ta përmirësuar nivelin e sistemit edukativ është të keshë mësues të aftë. Përzgjedhja dhe motivimi i perosnelit docent janë shumë më të rëndësishme se lyerja e një salle. Influenca e e Bashkimit Europian në të gjitha këto zona është e kufizuar. Për disa shtete anëtarë më të varfër, fondet e nxjerra nga programi NGEU përfaqësojnë rreth 10% të PBB. Nëse shtohet fondet e PAC (Politikës Bujqësore të Përbashkët) dhe atp strukturore, Bashkimi Europian financon rreth një pjesë shumë konsistente të shpenzimeve publike që në zona të caktuara të Juglindjes europiane funksioni kryesor i qeverisë është bërë ai kolektorit dhe i shpërndarësit të fondeve europiane. Kështu, në disa pjesë të Europës sfida themelore do të përfundojë për të qenë funksionimi i mirë i sistemeve politike (kombëtare): realizimi i një alokimi korrekt të fondeve dhe një shpërndarje efikase e resurseve, duke i rezistuar tundimit të ruajtjes së sistemeve të vjetra.

Dy sfida për t’u fituar. Ekonomia europiane po e rimerr veten paksa më ngadalë se ekonomitë e tjera, por kjo i detyrohet kryesisht faktit që qeveritë europiane janë më të matura ndaj rihapjeve, pavarësisht përparimeve mbresëlënëse të fushatave vaksionere të muajve të fundit. Sektori industrial ka reaguar tashmë shumë mirë dhe ka mbetur kompetitiv në nivel global. Nevoja e përgatitjes ndaj tranzicionit dixhital dhe ekologjik është mantra e re e Europës. Qindra miliard euro janë destinuar që ta mbështesin këtë tranzicion dhe kjo është e nevojshme dhe e dobishme. Por sfida reale shkon përtej një rritjeje të shpenzimeve për kabllimin në fibër optike apo doxhitalizimin e administratave lokale. Ndryshimet strukturore nuk janë kurrë padhimbje. Miliona vende pune do të zhduken për t’u lënë vend hapësirë të rinjve. Qeveritë duhet të ndryshojnë qasje, duhet të pushojnë së kërkuari të mbrojnë vendet e punës ekzistuese dhe të ndihmojnë punëtorët për të gjetur të rinj. Siç sapo është parë, një sfidë e dytë baret nga fakti që një rol më aktiv i sektorit publik dhe një shpenzim më i madh nga ana e qeverive do të nxjerrë në pak diferencën e madhe cilësore që ekziston midis administratave publike të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian. Ekonomia europiane ka pika force dhe dobësie. Për të rikuperuar terrenin, Europa ka nevojë për sisteme përkrahjeje sociale që favorizojnë tranzicionin në zhvillim dhe duhet të përqëndrohet mbi cilësinë e sektorit publik më shumë sesa mbi pastërtinë e pastër të shpenzuar në ekonominë e gjelbër dhe dixhitale.

Aspenia Institute- Përgatiti: Armin Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy