Plani i qartë për të “thyer” kufirin/ Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, modifikuan makinën për transport droge

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plani i qartë për të “thyer” kufirin/ Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, modifikuan makinën për transport droge

Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se brenda një autobuzi me targa shqiptare, është kapur një sasi lëndë narkotike kokainë dhe heroinë.

 

Gjithashtu autoritetet bënë me dije se brenda autobuzit ndodheshin dy shqiptarë.

 

Advertisement

 “Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.

 

Gjatë kontrollit të mjetit në pikën kufitare, u vu re se ishin kryer modifikime, për ta përshtatur autobuzin për kontrabandë droge.

 

Advertisement

Brenda mjetit u gjetën 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku 5 prej tyre ishin me heroinë me peshë 5.4 kg, ndërsa 5 të tjera ishin me kokainë, dhe pesha e tyre ishte 5.6 kg.

 

Sipas autoriteteve të vendit dyshohet se destinacioni i dy shqiptarëve ka qenë një nga vendet e Evropës Perëndimore, i cili për shkak të hetimeve nuk është njoftuar nga autoritetet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy