Policia spanjolle me dorë “të hekurt” kundër mafies shqiptare, 18 të arrestuar, mes tyre “kokat” e organizatës kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia spanjolle ka goditur mafien shqiptare me bazë në Katalonjë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 18 persona, 11 prej të cilëve konsiderohen “kokat” e organizatës kriminale që merrej me kultivimin dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas medieve spanjolle, grupi kishte ngritur gjashtë plantacione me marijuanë në të gjithë Katalonjën.

Nga hajdutët te trafikantët e drogës

Advertisement

Hetimi nisi kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare e cila merrej me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Agjentët kryen një operacion të parë në Castellbisbal dhe Barcelonë, ku u arrestuan 6 persona.

Në fund të qershorit u krye faza e dytë e operacionit dhe u zhvilluan kotrolle në 10 ambiente të ndryshme.

Gjatë kësaj faze të operacionit, ranë në pranga 11 persona të konsideruar si “bossët” e organizatës.

Advertisement

Në total u sekuestruan 4000 bimë marihuanë, 42 kilogramë sytha marihuane, si dhe 80 kg hashash dhe 60 gramë MDMA . Gjithashtu u gjetën  13,000 euro në monedha të ndryshme të cilat u sekuestruan./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy