Presidenti Biden fal dënimet e lidhura me marihuanën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi javën e kaluar faljen e mijërave amerikanëve të dënuar se ishin kapur me marihuanë. Shtëpia e Bardhë thotë se plani i Presidentit Biden synon të korrigjojë praktikën shumëvjeçare të ngritjes së akuzave në masë ndaj minoriteteve. Disa republikanë kanë filluar tashmë ta kritikojnë këtë iniciativë ndërsa afrohen zgjedhjet e mesmandatit në muajin nëntor.

 

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi falje për mijëra amerikanë të akuzuar se ishin kapur me marihuanë bazuar në legjislacionin federal. Komentet e tij u transmetuan të regjistruara në mediat sociale.

 

Advertisement

“Siç e thashë kur kandidova për president, askush nuk duhet të shkojë në burg për përdorim apo mbajtje marihuane. Është tashmë e ligjshme në shumë shtete, dhe historiku penal për marihuanën ka krijuar pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin, dhe mundësitë për arsimim. Dhe këto janë përpara se të diskutohet për pabarazitë racore të atyre që vuajnë pasojat”, tha Presidenti Biden në mediat sociale.

 

Dhjetëra shtete amerikane, territore dhe kryeqyteti Uashington kanë tashmë në fuqi një lloj forme të legalizimit të marihuanës. Plani i Presidentit Biden ndikon vetëm tek personat që janë kapur me sasi të vogla – jo ata që prodhojnë apo shpërndajnë – dhe arrestimet e tyre nuk duhet të jenë të ndërlidhura me vepra të tjera penale, si grabitje apo sulm fizik.

 

Advertisement

Senatori republikan Tom Cotton, e quajti në Twitter “një përpjekje të dëshpëruar për të shpërqëndruar (vëmendjen) nga dështimet e drejtuesve”.

 

Shtëpia e Bardhë thotë se faljet i japin një shans të dytë njerëzve me historik penal për marihuanë, të cilët kanë shanse të pakta për punësim apo strehim. Është pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga Presidenti Biden për të ndryshuar mënyrën se si klasifikohet marihuana në Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

“Për momentin, marihuana klasifikohet në të njëjtin nivel me drogat si heroina. Siç e ka thënë presidenti, kjo nuk ka kuptim. Prandaj ai po punon për ta riklasifikuar marihuanën. Ai gjithashtu e di se shumë njerëz – në veçanti në komunitetin hispanik dhe afrikano-amerikan – janë prekur nga ligjet federale vetëm për shkak të mbajtjes të marihuanës”, tha zoti Munoz.

 

Për momentin nuk ka asnjë të burgosur në burgje federale për posedim të thjeshtë marihuane. Por, duke qenë se pjesa më e madhe e dënimeve për marihuanën jepen në nivel shteti, Presidenti Biden ka filluar t’u bëjë thirrje guvernatorëve demokratë dhe republikanë që të akordojnë falje në shtetet e tyre. Megjithëse falja nuk pastron historikun penal të një personi, ajo do të hiqte pengesa si për të drejtën e votës, apo marrjen pjesë në një juri gjyqësore. Megjithëse u ka kërkuar agjencive federale të riklasifikojnë marihuanën që aktualisht renditet si më e rrezikshme se fentanili, Presidenti Biden deri më tani nuk ka bërë thirrje për dekriminalizimin e marihuanës në nivel kombëtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy