Presidenti i Kazakistanit urdhëron vrasjen pa paralajmërim të protestuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i Kazakistanit urdhëron vrasjen pa paralajmërim të protestuesve

Protestuesit në Kazakistan do të asgjësohen pa paralajmërim. Ky është urdhri i presidentit të vendit për forcat e sigurisë në përpjekje për të shtypur me dhunë reagimin masiv që nisi fillimisht për dyfishimin e ccmimeve të energjisë.

Presidenti autoritar Qasym-Zhomart Toqajev, pas mbledhjes së këshillit të sigurisë këtë të premte, ka deklaruar gjithashtu se situata është normalizuar.

Advertisement

KASSYM JOMART TOKAYEV

PRESIDENT I KAZAKISTANIT

Advertisement

 “Rregulli kushtetues në thelb është rikthyer në të gjitha rajonet e shtetit. Autoritetet lokale e kanë nën kontroll situatën. Terroristët vazhdojnë të përdorin armë dhe t’i dëmtojnë pronat e qytetarëve. Prandaj, veprimet kundër terrorizmit duhet të vazhdohen derisa të ketë shkatërrim të plotë të militantëve”.

Vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, Armenia, Bjellorusia, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani vendosën paqeruajtës për të ndihmuar në rikthimin e rendit në Kazakistan. Misioni do të qëndrojë në vend për një periudhë të kufizuar kohore për të mbështetur forcat lokale të sigurisë.

Advertisement

Vala e protestave ka shpërthyer pesë ditë më parë për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makinat në shtetin e pasur me naftë.

Shumë shpejt, protestat u përhapën në të gjithë vendin si rrjedhojë edhe e ankesave e pakënaqësive ndaj regjimit autoritar.

Advertisement

Kazakistani me rreth 19 milionë banorë, zotëron 3% të rezervave globale të naftës dhe sektorë të rëndësishëm të qymyrit dhe gazit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy