Prokurorët: I dyshuari për sulmin në Paris, u nis me synimin për të vrarë imigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se vrau të premten tre pjestarë të komunitetit kurd në Paris, u ka thënë hetuesve, se ai ishte nisur atë mëngjes me synimin për të vrarë imigrantë ose të huaj, e më pas veten.

 

 

Gjatëdhjetë e nëntë vjeçari, vrau tre persona jashtë një qendre kulturore kurde dhe plagosi tre të tjerë. Ishte një prej të plagosurve që kishte arritur ta çarmatoste atë tha të dielën zyra e prokurorit të Parisit.

Advertisement

 

 

I dyshuari për sulmin me armë zjarri, u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua të shtunën në një spital psikiatrik. Emri i tij nuk është bërë i ditur. Ai pritet të përballet me akuza për vrasje me motive raciste, e tentativë për vrasje.

 

Advertisement

 

Në një deklaratë të dielën, zyra e prokurorit tha se i dyshuari u kishte thënë hetuesve se një vjedhje në vitit 2016, në shtëpinë e tij, kishte shënuar një pikë kthese për të, duke ndezur atë çka ai e quajti “urrejtje ndaj të huajve, plotësisht patologjike”.

 

 

Advertisement

Sulmi me armë zjarri në një lagje të populluar të Parisit tronditi e zemëroi komunitetin kurd, që u hodh në protesta, të cilat u shoqëruan edhe me përplasje të dhushme me policinë.

 

 

Ngjarja ka krijuar shqetësime lidhur me krimet me bazë urrejtjen në një kohë kur zërat e ekstremit të djathtë kanë fituar peshë në Francë dhe në mbarë Evropën.

Advertisement

 

 

I dyshuari u tha hetuesve se nuk i njihte viktimat, të cilën i përshkroi të gjithë si “të huaj, joevropianë” e armiq të tij, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

 

Advertisement

 

Dy nga të plagosurit janë ende të shtruar në spital me lëndime në këmbë.

 

 

Advertisement

Hetuesit po shqyrtojnë kompjuterin dhe telefonin e autorit të sulmit, por nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të konfirmuar të tij me grupe që përfaqësojnë ideologji ekstremiste.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy