Publikohen pamjet e “Titanik”/ Filmime të rralla nga ekipi kërkimor që zbuloi anijen e mbytur në Atlantik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohen pamjet e “Titanik”/ Filmime të rralla nga ekipi kërkimor që zbuloi anijen e mbytur në Atlantik

Këto janë pamjet e rralla nga anija “Titanik”.

 

 

Më shumë se 80 minuta filmime tregojnë disa nga arritjet e jashtëzakonshme të zhytjes së udhëhequr nga Robert Ballard, që shënoi herën e parë që sytë e njeriut panë anijen gjigante që kur e goditi një ajsberg dhe u fundos në Atlantikun e Veriut të ftohtë, në prill të vitit 1912.

Advertisement

 

 

 

Rreth 1500 njerëz humbën jetën gjatë udhëtimit të parë të anijes.

Advertisement

 

 

 

Një ekip nga Instituti Oqeanografik Ëoods Hole me qendër në Massachusetts, në partneritet me organizatën franceze të eksplorimit oqeanografik zbuluan vendin e fundit ku ndodhej anija duke përdorur një kamerë nënujore. Nëntë muaj më vonë, ekipi u kthye në vend me zhytësin e famshëm kërkimor dhe tre ekspertë të tjerë, të cilët morën imazhe në brendësisë së anijes.

Advertisement

 

 

“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të jenë të gjalla”, tha në një deklaratë eksploruesi i oqeanit dhe regjisori James Cameron.

 

Advertisement

 

Imazhet publikohen pasi shënohen 25 vite nga transmetimi i filmit të famshëm Titanik, që rrëfeu historitë e anijes së famshme.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy