Pushimet në Spanjë mund t’i bëni me një kusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pushimet në Spanjë mund t’i bëni me një kusht

Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit.

“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, deklaroi Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid.

Ai po ashtu njoftoi se udhëtarët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë Spanjën për pushime nga java tjetër.

I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj më 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Advertisement

Më 2020, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Spanjën ka rënë për 77 për qind, në krahasim me një vit më parë, si pasojë e kufizimeve të vëna për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Ky shtet pret që këtë vit të mirëpresë 45 milionë turistë të huaj.

Në gjithë botën, turizmi ka qenë një prej sektorëve më të dëmtuar nga pandemia.

Sipas Organizatës për Turizëm Botëror, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, lëvizjet e turistëve besohet të kenë rënë për 74 për qind më 2020, në krahasim me 2019./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy