Putin akuzon NATO-n: Po bëheni pjesmarrës në luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin akuzon NATO-n: Po bëheni pjesmarrës në luftë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar vendet e NATO-s për përfshirje në konfliktin  Rusi-Ukrainë duke i dhuruar para dhe armë Kievit.

 

Sipas tij, duke marrë pjesë në këtë formë, perëndimi po synon shkatërrimin e Moskës.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISË

“Ata po dërgojnë dhjetëra miliarda dollarë armë në Ukrainë. Kjo është me të vërtetë pjesëmarrje,”

 

Advertisement

Presidenti Putin ka deklaruar gjithashtu se Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë parasysh kapacitetet bërthamore të NATO-s, pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA po kërkon humbjen e Kremlinit.

 

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet e NATO-s kanë deklaruar qëllimin e tyre kryesor si shkaktimin e një humbjeje ndaj nesh, në mënyrë që njerëzit tanë të vuajnë, si mund të shpërfillim kapacitetet e tyre bërthamore në këto kushte”.

 

Advertisement

Kjo dekalratë e Putin vjen vetëm pak ditë pas vendimit të tij për pezullimin e pjesmarrjes nga marrëveshja për amrmët bërthamore me SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy