Putin: BE nuk e do Sputnik V? Mbron interesat, jo njerëzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: BE nuk e do Sputnik V? Mbron interesat, jo njerëzit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbrojti këtë të hënë vaksinën Sputnik V.

 

Teksa zyrtarët e BE kanë shprehur rezerva për vaksinën ruse, Putin i akuzoi se po përpiqen të mbrojnë interesat dhe jo njerëzit nga koronavirusi.

 

Advertisement

“Deklaratat nga zyrtarët e BE se nuk kanë nevojë për Sputnik V mund të tregojnë një gatishmëri për të mbrojtur interesat e disa ndërmarrjeve dhe jo njerëzit. Vaksinimi është një zgjedhje individuale. Harta e vendeve që po përdorin Sputnik V po rritet në mënyrë të vazhdueshme, pavarësisht diskreditimit të qëllimshëm dhe sulmeve të ndryshme të rreme. Evropa po përmbahet”, u shpreh presidenti rus.

 

Deklaratat ai i bëri teksa njoftoi se të martën do të vaksinohet me Sputnik V.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy