Bëni Like Struga.info në Facebook


Putin: Farmacitë kanë mungesë ilaçesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Farmacitë kanë mungesë ilaçesh

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ka mungesë ilaçesh në Rusi dhe se çmimet janë rritur, pavarësisht se shteti është duke prodhuar më shumë ilaçe të vetat.

 

 

Ndonëse ilaçet me recetë nuk përfshihen në sanksionet perëndimore, të vendosura ndaj Moskës prej nisjes së luftës në Ukrainë, dërgesat janë goditur nga transporti, dhe problemet me dogana, është thënë në të dhënat e kësaj industrie ruse. “Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind”, ka thënë Putin pas takimit me disa zyrtarë të lartë rusë. “Gjashtëdhjetë për qind e ilaçeve në tregje janë ilaçe të brendshme. Pavarësisht kësaj, kemi deficit të disa ilaçev dhe çmimet janë rritur”, ka shtuar ai.

Advertisement

 

 

Pak pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, është vërejtur rritje e interesimit të rusëve për të blerë më shumë ilaçe. Rusia, po ashtu, importon sasi të madhe të pajisjeve mjekësore – siç janë stimuluesit kardiakë apo ato për radioterapi – nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dhe është veçanërisht e varur nga makinat që shërbejnë për sëmundje kritike. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

 

Advertisement

 

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Rel/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy