Putin: Gati për të negociuar për luftën në Ukrainë; Perëndimi synon të ndajë Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Gati për të negociuar për luftën në Ukrainë; Perëndimi synon të ndajë Rusinë

Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke akuzuar Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë për “refuzim” për të negociuar.

 

Lajmi raportohet nga The Guardian.

 

Advertisement

Duke folur në një intervistë në televizionin shtetëror Rossiya 1, Putin tha:

 

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por varet prej tyre: nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë”.

 

Advertisement

Ai nuk i kurseu sulmet ndaj Perëndimit, duke deklaruar se vendet e BE-se dhe SHBA,  synojne të “ndajnë” Rusinë.

 

Duke folur për luftën kundër Kievit, kreu i Kremlinit thotë gjithashtu se është “100% i sigurt” se Moska do të shkatërrojë raketat amerikane Patriot të dërguara në Ukrainë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër në një reagim zyrtar Ukraina  bëri të ditur se Rusia nuk dëshiron negociata.

 

Deklarata u bë nga Mykhailo Podolyak – këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy – I cili shkroi në Tëitter në përgjigje të Vladimir Putinit i cili kishte thënë se Moska ishte gati të negocionte, por se ishin ukrainasit ata që refuzuan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy